LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj e Gjini vizitojnë punimet në rregullimin e shtratit të lumit Krena

Haradinaj e Gjini vizitojnë punimet në rregullimin e shtratit të lumit Krena

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj sot bashkë me kryetarin e Komunës së Gjakovës Ardian Gjini, kanë vizituar punimet në rregullimin e shtratit të Lumit Krena.

Haradinaj ka shkruar në Facebook se falë këtij investimi dhe shumë të tjerave, Komuna e Gjakovës ka marrë vëmendjen e merituar, duke u ofruar qytetarëve të saj, infrastrukturë dhe projekte zhvillimore të rëndësishme.


Në korrik të vitit të kaluar, kishin filluar punimeve të projektit “Rregullimi i shtratit të Lumit Krena”, projekt ky i cili financohet nga MMPH dhe ka vlerën financiare afër gjysmë milion euro.

Kryetari Gjini, pati thënë se brenda tri viteve komuna e Gjakovës parasheh të përmbyll rregullimin e lumit Krena duke përfshirë këtu edhe rregullimin e kolektorëve për trajtimin e ujërave të zeza. /Telegrafi/