I nominuari për kryeministër të Kosovë nga radhët e PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka thënë se diaspora shqiptare e Kosovës është vlera dhe krenaria e kombit.
Haradinaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar për përpjekjet dhe rolin e diasporës për vite me radhë në Kosovë, duke thënë se diaspora shqiptare është krenaria jonë.
Lexoni të plotë postimin e Haradinajt në Facebook:
“Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës që jetoni kudo në botë!
Të dashur qytetarë që tashmë jeni gjermanë, zviceranë, austriakë, skandinavë, amerikanë, australianë por kurrë s’e keni harruar vendlindjen, familjen, miqtë e të afërmit.
Është e pamundshme të tregohen krejt sakrificat tuaja për të arritur aty ku sot jeni. Kam qenë vet pjesë e këtyre përpjekjeve, edhe në vitet 90, edhe në vitet e qëndrimit në Hagë edhe në muajt e ndalimit në Francë. Dhe në krejt këto faza sa të vështira aq edhe lavdishme të historisë sonë ishit dhe jeni JU, Diasporë e nderuar, ata që kurrë s’e harruat atdheun.
Atdheu, Qeveritë e kaluara, s’ju kanë trajtuar si duhet. Kjo qasje do të ndryshojë menjëherë.
Diaspora shqiptare e Kosovës është vlera e kombit. Është arritja e kombit. Është krenaria e kombit.
Gjatë qëndrimit tim në Francë kam parë dhe përjetuar shqiptarët evropianë, shqiptarët amerikanë, shqiptarët kanadezë, me qindra e mija, shqiptarë të cilët janë kudo me rrëfime suksesi e punë që lënë mbresë.
Dhe të gjithë ju keni pasur vetëm një brengë: si ta bëjmë edhe Kosovën, atdheun tonë, si ju! Të suksesshme dhe evropiane!
Ua kam thënë sa herë: Do ta bëjmë Kosovën si ju! Së bashku!
Për këtë Zotohem”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Molliqaj ironizon me Limajn: Nga çelik në bakër, shumë shpejt

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës