LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: “Bllaca 99”, kujtojmë vajin e fëmijëve dhe të nënave në qiell të hapur duke ikur nga vdekja

Haradinaj: “Bllaca 99”, kujtojmë vajin e fëmijëve dhe të nënave në qiell të hapur duke ikur nga vdekja

Sot janë bërë 24-vjet nga eksodit i shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, ata janë detyruar nga forcat serbe të shpërnguleshin në Maqedoni.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pohuar se shqiptarët ndër shekuj kaluan nëpër një jetë plot vuajtje.

“Represioni nga armiku e mungesa e kushteve elementare për jetesë detyruan shumë shqiptarë që të shpërngulen nga trojet e veta. Në respekt dhe përkujtim të vuajtjeve, por edhe rezistencës të refugjatëve shqiptarë të Kosovës, që kanë kaluar nepër Kampin e Bllacës, sot kisha nderin të marr pjesë në manifestimin përkujtimor “Bllaca 99”-, shkruan Haradinaj në profilin e tij në Facebook.


Më tej, ai ka thënë se “Bllaca 99” na ruan kujtimet e gjithë shqiptarëve me shpresën që ndjekjen nga toka e vet kurrë më nuk do ta përjetojë asnjë popull.

“Kujtojmë vajin e fëmijëve dhe të nënave në qiell të hapur duke ikur nga vdekja. Kjo është një nga monumentet e kujtesës kolektive dhe të mësimit se sa e shtrenjtë është liria dhe sa e dhimbshme dhe sa shumë sakrifica ka rruga deri te kjo liri. Liria e Kosovës ka në themelet e veta edhe ata që dhunshëm u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Ata u bënë imazhi i Kosovës që kërkonte të drejtën e vet”, ka pohuar ai.

Kreu i AAK-së, ka shtuar më tej “falënderim përjetë për gjithë shqiptarët që hapen dyert për motrat dhe vëllezërit e tyre, që ofruan bukën, strehën por edhe shpresën”.

“Falënderues përjetë botës së qytetëruar, udhëheqësve të asaj kohe; Bill Clinton, Madeleine Albright dhe Tony Blair”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Përplasen komisionerët e LVV-së dhe LDK-së, ndërpritet numërimi i votave për kandidatë në sallën ‘1 Tetori’

Lajme
LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

LVV konteston rezultatet e zgjedhjeve në disa qendra votimi, kërkon korrigjime nga KQZ

Politikë
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Bilall Sherifi propozon qeveri të opozitës: Abdixhiku kryeministër, Limaj ministër i Zhvillimit Ekonomik

Politikë
Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me

Ekspertët alarmojnë për sigurinë e faqes së KQZ-së – e infektuar me "malware" që vjedh të dhëna

Lajme
Kalo në kategori