Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka thënë se prodhuesit janë lënë të vetëm dhe për një vit bizneset humbin mbi 300 milionë euro në mungesë të energjisë.
Haradinaj këto komente i bëri në konferencën e organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës me qëllim furnizimi me energji i sektorit në Kosovë, energjia e ripërtritshme, ku Haradinaj tha se Qeveria do të jetë partner i tyre në krejt sfidat me të cilat ata ballafaqohen.
“Të lënë vetë me probleme shtesë një nga të cilat problemë edhe që po e trajtojmë sot është energji. Furnizimi me energjinë, pra unë e konstatoj se ky problem është real. Humbjet e bizneseve shkojnë mbi 300 milionë në vit nga ta quaj ashtu sasia e pakët ose furnizimi i dobët edhe që është problem. Po ashtu shumë serioz është ndërprerja në shumicën e rasteve që është ndërprerja e pa paralajmëruar që shkakton probleme serioze. Duhet me thënë se Kosova e ka një urgjencë, rritjen e kapaciteteve gjenerues në tansi jo vetëm në atë të ri-përtritshme po në tanësi. Mendoj që Kosova mund ta nis një periudhë të qëndrueshmërisë së vetë energjetikë me kapacitete të raja që i paralajmëron me Kosovën e Re…Qeveria do të jetë partneri i juaj, do të jetë me ju në krejt ato sfida që i kemi të përbashkëta të realizohen sepse vija e parë ose fronti janë prodhuesit’, tha Haradinaj.
Astrit Panxha, drejtor ekzekutiv i klubit të prodhimit të Kosovës, ka thënë se çdo euro që e fitojnë në eksporte bëjnë kalkulime në energji elektrike. Ai po ashtu tha se askush nuk i kompenson humbjet e prodhuesve.
“Prodhuesit e Kosovës çdo euro që e fitojnë në ekspert duhet bëjnë kalkulimin e humbjeve në energji elektrike. Çështja në ketë aspekt është kritike sepse ne nuk mund të jemi konkurrues në rajon kur gjithë këto mjetet i shpenzojmë në humbje. Sikur prodhuesit t’i kenë 300 milionë euro në vit, ata do të investonin në linja të reja të prodhimit, do t’i bëjnë produktet edhe më konkurrues dhe do të jenë lojtarë regjional. Ne besojmë që furnizimi me energji elektrike është çështje e sigurisë kombëtare…..Askush nuk i kompensohen 300 milionë euro që i kanë prodhuesit”, tha Panxha.
Panxha tha se Klubi është duke punuar që të gjejë një modalitet që të bashke investohet në energji të ripërtitshme.
Ndërsa, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka thënë se situata energjetike nuk është e kënaqshme.
“Prodhuesit e dinë qëndrimin tim rreth situatës aktuale të energjisë në Kosovës. Nuk është situatë e kënaqshme. U përmenden humbjet, përveç humbjeve janë problemet tjera që është kualiteti i energjisë, nuk është i duhur. Bizneset që gjenden pak më lag se pjesa e tarifave që mbulojnë qytete kanë probleme serioze me tensionin i cili i ndihmon e ngarkon prodhimin me shkatërrim të aparaturave. Kemi probleme me trajtimin që me të vërtet prapë duhet të përmirësohet”, tha Lluka.
Ai ka shtuar se Kosova është i vetmi vend në Evropë ku bizneset i subvencionojmë me tarifa shtëpiake. Përderisa në vendet e Bashkimit Evropian është krejtësisht e kundërta. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
KEDS: Elektroseveri ka filluar t’i vendosë njehsorët e rrymës në veri
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Evapify - Pasagjeri yt i përhershëm
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre