LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Besoj që Kushtetuesja do t’i jap legjitimitet dekretit për qeveri të re

Haradinaj: Besoj që Kushtetuesja do t’i jap legjitimitet dekretit për qeveri të re
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur besimin e tij që Gjykata Kushtetuese do të marr vendim në favor të dekretit për zgjedhjen e qeverisë së re nga partia e dytë.
Haradinaj tha se këtu nuk bëhet fjalë për mohimin e të parit. Ai tha se i është dhënë mundësia partisë së parë, e ka krijuar qeverinë, dhe i është dhënë për herën e dytë, por nuk e ka pranuar.
“I pari e ka konsumu mundësinë, e ka themelu Qeverinë. I pari, prapë e ka pas mundësinë e dytë, por nuk ka mbërri me bë, ose nuk ka dashtë. Nuk ka të bëjë me mohim të të parit, por me kërkim të opsionit tjetër. I pari e ka shfrytëzu të drejtën, por e ka humbë për fatin e vet. Vendi është në krizë dhe situata të tilla mund të kemi çdo herë”, tha Haradinaj në televizionin “T7”.
Haradinaj, tutje tha se vendimin e marrin vetëm gjykatësit e Kushtetueses dhe jo ata që debatojnë.
“Vetëm gjykatësit mund të marrin vendim dhe e interpretojnë Kushtetutën, ne mund të flasim”, tha ai.
Kryetari Haradinaj theksoi se ai e sheh si opsion real dhënien e legjitimitetit kushtetues dekretit të presidentit.
“Unë e shoh si opsion real dhënien e legjitimitetit kushtetues të dekretit, dhe ecjen përpara të partive të tjera, pas humbjes së mundësisë të të parit në Parlament. Unë besoj që Gjykata Kushtetuese do t’i jap të drejtë dekretit”, theksoi Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori