Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka komentuar deklaratën e deputetit të partisë së tij, Bekë Berisha, i cili u shpreh i gatshëm ta votojë në mënyrë të hapur çdo kandidat të propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit.

I pyetur për këtë qëndrim, Haradinaj tha se nuk është në dijeni të deklaratës së Berishës, por e cilësoi atë si një qëndrim të duhur:
“Jo, s’kam informacione, por shumë mirë ka thënë. Do ta shohim kur të vijë momenti”, deklaroi ai.


Në vijim, Haradinaj komentoi edhe situatën aktuale politike në vend, duke theksuar se përgjegjësia për zgjidhjen e ngërçit është në duart e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Situata është e varur nga fituesi i zgjedhjeve, Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje. Ai e ka ndarë mendjen ta bëjë keq e më keq. Ne nuk mund ta ndryshojmë këtë gjendje pa të. Ai mund ta ndryshojë. Nëse e ka vullnetin për ta ndryshuar, edhe ne jemi për. Kemi dhënë edhe opsione”, theksoi Haradinaj.