Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në konferencën për Shënimin e Ditës së BE-së Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore, e organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Kryeministri Haradinaj me këtë rast tha se përkushtimi i institucioneve të Kosovës është që të punohet jo vetëm që të jenë pjesë e një lufte që bëjnë vendet e BE-së kundër luftimit të trafikimit me qenie njerëzore, por edhe të ketë sukseset e veta.
“Kosova është e sfiduar me luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore, për shkak se ende nuk është anëtare e Interpolit dhe Europolit”, tha kryeministri Haradinaj, duke besuar se me anëtarësimin në Interpol, Kosova do të jetë më e aftë dhe më në gjendje të zhvillojë partneritet me të gjitha institucionet relevante në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore, duke siguruar se në Kosovë, të gjitha vendet e Bashkimit Evropian kanë një partner serioz në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore.
Haradinaj shtoi se Kosova ka hartuar Ligjin për Kompensimin e Viktimave të Krimit; se është krijuar komisioni për Kompensim ndaj viktimës së krimit, i cili funksionon në Ministrinë e Drejtësisë dhe se Kosova është duke zbatuar Strategjinë dhe Planin e Veprimit 2016-2019, e cila është vazhdimësi e dy strategjive të mëhershme në luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore.
Kryeministri, poashtu përmendi se në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar, Kosova ka nënshkruar protokollin bashkëpunues mes Kosovës, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë.
Gjithashtu, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore në këtë periudhë kohore, me qëllim të identifikimit dhe hetimit të rasteve, ka zhvilluar 21 plane operative, 20 operacione për zbatim të rasteve, 10 operacione të përbashkëta me inspektorët komunalë të punës në Administratën Tatimore të Kosovës, si dhe 18 operacione me njësi të tjera policore.
Kryeministri Haradinaj tha se në gjysmën e parë të këtij viti, Prokuroria e Shtetit ka trashëguar 38 raste me 66 persona dhe ka pranuar 11 raste të reja me 15 persona. Prokuroria gjatë kësaj periudhe ka punuar gjithsejtë me 49 raste ligjore me 31 persona, nga të cilat i ka zgjidhur 14 raste me 24 persona, ndërsa kanë përfunduar 35 raste tjera me 52 persona.
Ndërkaq, presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, tha se trafikimi me qenie njerëzore është ndër shkeljet më flagrante të të drejtave të njeriut, vlerën mbi të cilën është ndërtuar shteti ynë.
“Trafikimi me qenie njerëzore lëkund themelet e Bashkimit Evropian dhe vazhdon të jetë ndër problemet më fondamentale, me të cilat përballet BE-ja edhe sot, por edhe vendet tona”, tha presidenti Thaçi, bëhet e ditur në njoftimin për media të Kryeministrisë.
Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, tha se ka kënaqësinë që të merr sot pjesë në këtë eveniment shumë të rëndësishëm që siç tha ajo, shërben në ngritjen e ndërgjegjësimit dhe shkëmbimit të informacioneve, njohurive dhe praktikave ndërmjet akterëve të ndryshëm të përfshirë.
Sipas saj, për BE-në, lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore është top prioritet në të gjithë botën dhe se angazhimi në luftimin ndaj këtij fenomeni, po aq sa është individual, është edhe shoqërorë.
Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, tha se institucionet e Republikës së Kosovës, gjithherë kanë treguar një gatishmëri në gjetjen e metodave sa më adekuate për luftimin e trafikimit me qenie njerëzore.
“Prioritet i të gjitha instancave relevante mbetet parandalimi i kësaj dukurie, i përcjellë edhe me aktivitete të ndryshme që do jenë pjesë edhe e kësaj fushate Anti-Trafikim me Qenie Njerëzore, me qëllim të ngritjes së vetëdijes së opinionit publik dhe ndërgjegjësimit institucional”, tha ministri Mustafa. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëLaert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
Vrasja e dyfishtë në Klinë, prokurorja dhe drejtori i Policisë japin detaje
Vdes edhe personi i dytë pas të shtënave me armë në Klinë
Veliu: Askush dhe asnjë forcë nuk mund të më largoj nga LDK-ja
Mendimi paralajmëron shi dhe borë të enjten - temperaturat në rënie
Gjuajtje me armë në Klinë, një i vrarë dhe një i plagosur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit