LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Aleanca do ta merr postin e presidentit në këto zgjedhje

Haradinaj: Aleanca do ta merr postin e presidentit në këto zgjedhje

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se asnjëherë që nga paslufta një parti nuk ka arritur të ketë shumicën parlamentare, teksa ka shprehur bindjen e tij se Ramush Haradinaj do të jetë presidenti i ardhshëm i Kosovës.

“Këto zgjedhje janë të një rëndësie të veçantë sepse po garohet për tri pozitat kryesore të shtetit. Kurrë një parti politike pas luftës nuk i ka fituar numrat e mjaftueshëm për me e zgjedhë presidentin. Pra, duhet një kompromis në Parlamentin e Kosovës për me e krijuar një shumicë 80+1, pastaj dihet fare mirë kjo mazhorancë e kërkon shumicë parlamentare edhe për Qeverinë dhe nuk besoj se do të ketë një parti që do ta krijojë shumicën parlamentare, qoftë edhe për Qeverinë e le më për presidentin. Por, edhe partitë e tjera kanë oferta për presidentin. Ne jemi në garë për presidentin, dhe unë jam i bindur se Aleanca do ta merrë presidencën në këtë rast”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se AAK ka punuar fort për me dalë të jashtëzakonisht të suksesshëm më 14 shkurt.


“Jam i bindur se do të jemi befasi e këtyre zgjedhjeve duke e parë terrenin, dhe vullnetin dhe energjinë që e kemi parë këto ditë më bëjnë të besoj se do të dalim shumë mirë”, tha ai.

“Ka kaluar koha e presidentave të zarfit dhe nuk janë rrethanat me pas president kukull dhe Ramush Haradinaj është autoritet i fortë dhe dhënë prova që në momente të rëndësishme ka ditë me bë kthesa, qoftë kur kishte bërë koalicionin me presidentin Rugova në atë kohë, qoftë me Thaçin, Veselin dhe pastaj kemi bërë një protestim të përbashkët me Vetëvendosjen dhe kemi bërë një bashkëpunim, pra kur bëhet fjalë për vendin kemi dhënë prova se kur bëhet fjala për Kosovën jemi të gatshëm në tavolinën e kompromisit”, ka shtuar Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Haxhiu konteston rezultatin e zgjedhjeve të diasporës: Skema e organizuar kriminale është raportuar në polici e prokurori

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

Kusari-Lila: Qeverinë do ta formojmë, por jo me çdo çmim

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

A mund ta formojë opozita Qeverinë? Hasani shpjegon çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

Lajme
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

“Kemi vërejtur shumë gurë, drunj e pjesë të hekurit”, zyrtari policor tregon se si e menaxhuan protestën e 2015-ës

Drejtësi
Kalo në kategori