Një dekadë prej se në Maqedoni është bërë i obligueshëm arsimi i mesëm, nuk kanë mjaftuar që shteti t’ju ofrojë mundësi shkollimi në mënyrë të barabartë të gjithë nxënësve. Janë 23 komuna nga 80 gjithsej, të cilat nuk posedojnë as edhe një objekt shkollor, ku nxënësit e moshës së arsimit të mesëm, do të mund të vijonin me këtë nivel shkollimi, shkruan gazeta KOHA.
Pra, përveç se nuk kanë shkolla të mesme si subjekte juridike, Komuna si Haraçina apo Studeniçani në Shkup, Zhelina, Tearcë apo Bogovina në Tetovë (ku numri i nxënësve të shkollave të mesme është me mijëra), nuk kanë as paralele të disperzuara të shkollave të mesme, të cilat gjenden nëpër qytete. Iniciativat nuk kanë munguar, por mungon përkushtimi institucional për të orientuar investimet kapitale të Ministrisë të Arsimit dhe Shkencës (MASH), në themelimin dhe ndërtimin e shkollave të mesme në komunat e lartpërmendura.
Kështu në Haraçinë prej më tepër se 15 vite diskutohet çështja e shkollimit të rreth 1300 nxënësve të moshës së arsimit të mesëm, të cilat në mungesë të shkollës në komunën e tyre detyrohen të vijnë në shkollat e mesme të komunave tjera të Shkupit. Ideja për ndërtimin e një shkolle të mesme ka ngecur në hapat e parë. MASH, si institucioni përgjegjës për sigurimin e kushteve të barabarta për shkollimin e të gjithëve, as nuk ka dhe as ka pasur ndonjëherë iniciativë për themelimin dhe ndërtimin e një shkolle të mesme në Haraçinë. Pra, nuk është gati as projekti ideor. Ndërkaq, iniciativat që kanë rrjedhur vite përpara nga autoritetet lokale, nuk kanë mundur të shkojnë drejt finalizmit për shkak të mos zgjidhjes së problemit të parcelave.
Para pesë viteve, Ministria dhe Komuna ranë dakord të nisin punën për shqyrtimin e iniciativës për shkollë të mesme dhe në këtë frymë u vunë në kërkim të parcelave që do të ishin në pronësi shtetërore. Mirëpo, çështja dështoi pasi Komuna dhe banorët nuk ia dolën të merren vesh për vendin ku do të ndërtohet shkolla. U fol më pas për idenë e themelimit të shkollës së mesme në njërën pjesë të objektit të ri të Shkollës fillore “Skënderbeu” , me atë që për këtë të fundit të ndërtohet ndonjë objekt tjetër, i cili do të mbulonte lagjet pak më periferike të Haraçinës. Ky variant do të ofronte gjithashtu lehtësi shkollimi edhe për nxënësit e fshatrave Majancë dhe Orlancë, mirëpo nuk është shkuara sot e kësaj dite përtej idesë. Tre vite më parë u promovua një tjetër ide, sipas të cilës shkolla e mesme duhej të ndërtohej në një vend mes Haraçinës dhe lagjes Hasanbeg të Komunës së Gazi Babës. Hasanbegu dominohet nga shqiptarët dhe ka rreth 350 nxënës të moshës së shkollës së mesme, ndërsa kërkesa e mbështetur nga dy komuna, pretendohej të shërbejë si rrethanë favorizuese për t’i shkëputur MASH-it mjetet financiare për ndërtimin e shkollës në fjalë. Mirëpo, as Komuna e Haraçinës dhe as Komuna e Gazi Babës nuk treguan interesim për materializimin e asaj kërkese.
Një komunën me rreth 16 mijë banorë dhe rreth 1300 nxënës të shkollës së mesme, padyshim që ka nevojë për ndërtimin edhe të një shkolle të mesme, pasi jo të gjithë kanë mundësi të udhëtojnë deri te shkollat e kryeqytetit. Shkollimi larg vendbanimit është çdo herë me i kushtueshëm pavarësisht transportit falas. Por, edhe pse nga viti 2007 arsimi i mesëm është bërë i detyrueshëm me Ligj, MASH ka gjithë komoditetin që ta drejtojë gishtin te Komuna, duke bërë atë fajtore për mosbërje kërkesa dhe mos sigurim vendi. Haraçina ka pasur çdo herë problem me hapësirat shkollore. Në objektin e vjetër, në brendësi të fshatit, deri në vitin 2013 punohej me tre ndërrime. Vetëm pas këtij viti, kur shkolla u zgjerua me hapësira të reja u bë e mundur që shkolla të punojë me dy ndërzime.
Mirëpo, ka vite që mungesa e hapësirave ka nis të ndjehet së tepërmi në objektin e ri të shkollës, i cili gjendet pranë kanalit të hapur të Haraçinës, pra në një vend të rrezikshëm për shëndetin e fëmijëve. Iniciativa për shkolla të mesme ka pasur edhe në komuna tjera. Në Zhelinë, për shembull, disa vite radhazi kërkohej që në hapësirat e Shkollës fillore “Luigj Gurakuqi” të vendoseshin disa paralele të disperzuara të gjimnazit dhe ndonjë shkolle profesionale të Tetovës. Edhe në Studeniçan është folur shumë herë për mundësinë e themelimit të një shkollë të mesme. Madje, është shkuar deri atje, sa përfaqësues komunal kanë artikuluar idenë e themelimit të një shkolle private të mesme, nëse nuk ndërmerret asnjë hap konkret në këtë drejtim nga ana e MASH-it. Mirëpo, deri tani nuk është bërë asgjë drejt themelimit të ndonjë shkolle, cili do qoftë karakteri i saj, publik apo privat.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

"Sikurse ajo e Muzeut Kombëtar në Gdansk të Polonisë", dizajneri Komoni konteston origjinalitetin e logos fituese të Muzeut të Artit Bashkëkohor

A i ra pishman AAK-ja për koalicionin me Nismën, Gjini: Nuk duhet ndryshuar fjalët e fushatës

Fetoshi nga OCTOPUS: Nëse Kurti do sa më shpejt ta formojë qeverinë, e ka gati Limajn

Ndalimi i Hekuran Nikçit, reagon avokati Koci: Hetim i padrejtë dhe i ndikuar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet