LAJMI I FUNDIT:

Hapja e negociatave, Xhaçka: Ditë historike për Shqipërinë, rruga përpara është më e vështirë

Hapja e negociatave, Xhaçka: Ditë historike për Shqipërinë, rruga përpara është më e vështirë

Ditë historike për Shqipërinë, e ka cilësuar ministrja për Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhaçka shprehet se pas një pritjeje të gjatë, dita e sotme legjitimon punën dhe angazhimin e palodhur. Po ashtu, ministrja thekson se rruga përpara është më e vështirë dhe kërkuese.


Tirana dhe Shkupi hapin negociatat e anëtarësimit, Rama: Falënderoj popullin shqiptar që nuk u dorëzua në aspiratat drejt BE-së
Lexo po ashtu Tirana dhe Shkupi hapin negociatat e anëtarësimit, Rama: Falënderoj popullin shqiptar që nuk u dorëzua në aspiratat drejt BE-së

“Ditë historike për Shqipërinë! Ka qenë një pritje e gjatë, por dita e sotme legjitimon gjithë punën dhe angazhimit tonë të palodhur. Rruga përpara është më e vështirë dhe kërkuese, por sot shqiptarët mund të gëzohen për arritjen e këtij momenti të rëndësishëm në procesin e tyre të integrimit në BE”, shkruan Xhaçka. /Telegrafi/