LAJMI I FUNDIT:

Hapja e negociatave për Shqipërinë, Holanda pret publikimin e raportit të KE

Hapja e negociatave për Shqipërinë, Holanda pret publikimin e raportit të KE

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi është takuar me homologen e tij holandeze, Khadija Arib.

Ruçi e informoi kryetaren Arib mbi arritjet e Shqipërisë në pesë prioritetet kyçe të rekomanduara nga Këshilli Evropian për hapjen e negociatave, duke u fokusuar në mënyrë të veçantë në arritjet e reformës në drejtësi, të cilën Ruçi e vlerësoi si kryereforma e proceseve integruese, dhe luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar.

Arib vuri në dukje se Holanda dhe Shqipëria kanë marrëdhënie bashkëpunimi të konkretizuara në vizita të parlamentarëve holandezë në Shqipëri dhe parlamentarëve shqiptarë në Holandë. Ajo vlerësoi arritjet e Shqipërisë në fushën e reformave dhe nënvizoi në mënyrë të veçantë arritjet në fushën e sundimit të ligjit.


Në lidhje me hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Arib tha se Parlamenti i Holandës pret publikimin e Raportit të Komisionit Evropian si edhe të reporterëve të Komisionit parlamentar për Evropën, të cilët ishin për vizitë në Shqipëri në fillim të majit.

Në takim ishin të pranishëm kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla dhe kryetarja e Grupit Parlamentar Demokrat dhe e komisionit parlamentar të Integrimit, Rudina Hajdari. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori