LAJMI I FUNDIT:

Gërvalla: Zbuluam pjesëtarë të grupit mercenarë ‘Wagner’ në kufirin tonë, dhe kontrabandën e armëve në Kosovë

Gërvalla: Zbuluam pjesëtarë të grupit mercenarë ‘Wagner’ në kufirin tonë, dhe kontrabandën e armëve në Kosovë

Dy ditë më parë Kosova shënoi 15-vjetorin e pavarësisë, por kjo festë është duke u përcjell me tensioneve nga Beogradi që akoma e sheh shtetin fqinj si pjesë të saj.

Kështu e fillon rrëfimin për Kosovën media izraelite Israel Hayom, që intervistoi ministren e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, transmeton Telegrafi.


Gërvalla është pyetur për marrëdhëniet diplomatike mes Kosovës dhe Izraelit, që janë arritur dy vite më parë dhe nëse është e kënaqur me këto marrëdhënie.

“Jemi më shumë se të kënaqur. Izraeli dhe Kosova po thellojnë bashkëpunimin dhe miqësinë mes dy shteteve. Në shumë aspekte jemi shtete të ngjashme. Brenda dy viteve kemi pas shkëmbim të shkëlqyeshme nga vizitat zyrtare e deri të ato private dhe të bizneseve.

Gërvalla-Schwarz theksoi se kasta aktuale politike në Beograd me direktiva të Rusisë synon krijimin e konflikteve.

Ministrja e Jashtme gjithashtu është pyetur nëse vendi i parë evropian do të hapë ambasadën në Jerusalem dhe kur pritet të nominohet ambasadori i Kosovës në këtë vend.

“Është një çështje që ne me siguri do ta trajtojmë në gjysmën e parë të këtij viti. Vendimi përfundimtar nuk varet aq shumë nga marrëdhënia jonë dypalëshe, por më tepër nga një ristrukturim i vazhdueshëm i shërbimit tonë diplomatik për ta bërë atë dukshëm më efektiv”, shtoi Gërvalla-Schwarz.

Sipas saj, presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq vazhdimisht në dy vitet e fundit ka kërcënuar Kosovën me luftë, madje dërgoi trupa në afërsi të kufirit me Kosovën, e ambasadori rus në Serbi vizitoi këto trupa, duke e përfshirë prezencën ushtarake ruse në ministrinë serbe të Mbrojtjes.

“Vetëm në dy vitet e fundit, presidenti serb Vuçiq e kërcënoi Kosovën disa herë me luftë, madje duke vendosur trupa në kufirin tonë, duke dërguar aeroplanë luftarakë, duke pritur ambasadorin rus për vizita në këto trupa, duke përfshirë ushtrinë ruse në ministrinë e mbrojtjes serbe, duke u stërvitur me Rusinë. Së fundmi, zbuluam pjesëtarë të grupit mercenarë Wagner në kufirin tonë dhe kontrabandën e armëve në Kosovë. Veprime të tjera të fshehta nga Rusia dhe Serbia po ndodhin në vende të tjera të rajonit”, shtoi ajo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Tentim-vrasja në Dragash, dhëndri plagos ish-vjehrrin jashtë objektit të gjykatës

Kronika e Zezë
Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy personaa, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Plagoset një person në Dragash

Plagoset një person në Dragash

Kronika e Zezë
Kalo në kategori