LAJMI I FUNDIT:

Hapet zyrtarisht kompleksi “Fshati maqedonas” (Foto)

Hapet zyrtarisht kompleksi “Fshati maqedonas” (Foto)

Sot zyrtarisht është hapur për vizitorët atraksioni i ri turistik „Fshati maqedonas“ i cili ndodhet në fshatin Nerez, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Në hapjen solemne kanë qenë të pranishëm kryetari i OBRM-PDUKM, Nikola Gruevski, zëvendëskryeministri Vladimir Peshevski, ministrja për kulturë Elizabeta Kançevska-Milevska, ministri për transport dhe lidhje Vlado Misajllovski, ministri i punëve të jashtme Nikola Poposki si dhe shumë personalitet nga jeta publike dhe politike.


1

„Fshati maqedonas“ është ndërtuar në frymë tradicionale të arkitekturës maqedonase të shekullit 19 dhe 20.

Shtëpitë e fshatit janë ndërtuar në pamjen e shtëpive nga rajone të ndryshme gjeografike nga Maqedonia edhe atë: shtëpi nga Manastiri, Velesi, Prilepi, Galiçniku, ana e Rekës, Kratovës dhe Berovës, shtëpi nga Dellçeva, Kumanova, Tetova dhe Karadaku i Shkupit.

2

Etno ambienti është i plotësuar me punëtori zanatlinjsh ku mysafirët do të mund të njoftohen me zanatet tradicionale karakteristike për Maqedoninë, ndërsa më të rinjtë mund të shoqërohen me kafshët shtëpiake./Telegrafi/