Komuna e Suharekës ka njoftuar fermerët se është hapur thirrja publike për aplikim për përkrahjen e prodhuesve të qumështit për vitin 2026.

Njoftimi është bërë nga Drejtoria për Bujqësi, Zhvillim Rural dhe Pylltari e Komunës së Suharekës.


“Njoftojmë fermerët e Komunës se është hapur thirrja publike për aplikim për përkrahjen e prodhuesve të qumështit për vitin 2026”, thuhet në njoftimin e komunës.

Komuna nuk ka dhënë detaje shtesë në njoftimin e publikuar lidhur me kriteret e aplikimit, afatin apo mënyrën e aplikimit. /Telegrafi/