LAJMI I FUNDIT:

Hapet Pishina e Gërmisë, qytetarët të kënaqur me nivelin e pastërtisë

Hapet Pishina e Gërmisë, qytetarët të kënaqur me nivelin e pastërtisë

Pishina e Gërmisë sot është hapur zyrtarisht për vizitorë. Qytetarët që e kanë vizituar këtë pishinë kanë thënë se kushtet janë të mira, ndërsa, edhe natyra që e rrethon pishinën është e bukur.

Tashmë për çdo ditë pishina do të jetë e hapur për vizitorë nga ora 10:00 deri në orën 18:00. Gjatë ditëve të javës të rriturit duhet të paguajnë 2 euro hyrje, ndërsa fëmijët 1 euro. Kurse, ditëve të vikendit të rriturit duhet të paguajnë 3 euro për hyrjen në pishinë. Pishina e gërmisë ofron edhe biletë mujore, ku çmimi i saj është 30 euro. Fëmijët nën 7 vjet nuk paguajnë për të hyrë në pishinë.

Kryeshefja ekzekutive e Ndërmarrjes Publike “Sport Marketing”, Mirlinda Sopi Krasniqi, ka bërë të ditur se të gjitha përgatitjet për fillimin e sezonit janë bërë.

“Sot zyrtarisht pishina e Gërmisë ka nisur sezonin veror 2019, të gjitha përgatitjet në muajin prill dhe maj ashtu siç e do tradita dhe si e ka në zakon pishina e Gërmisë janë bërë. Janë angazhuar punëtorët, shpëtimtarët, të gjithë personat e nevojshëm që qytetarëve t’iu urojmë një mirëseardhje për sot për ditën e parë, po edhe për të gjithë sezonin do t’iu sigurojmë një pushim të rehatshëm dhe pushime të këndshme. Pishina e Gërmisë ka ditur dhe ka treguar ndër vite që është njëra ndër pishinat më nivelin e pastërtisë më të lartë në Kosovë, andaj edhe këtë vit ne zotohemi se do t’i sigurojmë të gjithë qytetarëve kushtet më të mira”, tha ajo.

Ajo ka treguar se në kuadër të kujdesit për pushuesit këtë vit kanë angazhuar 10 shpëtimtarë, që sipas saj janë të mjaftueshëm.

“Gjithmonë angazhohen shpëtimtarë të mjaftueshëm të cilët janë të pozicionuar nëpër kënde të ndryshme të pishinës dhe sivjet i kemi 10 shpëtimtarë, deri në 14 mund të shkojë numri i tyre. Është numër i mjaftueshëm, ka treguar përvoja që është numër i mjaftueshëm që të sigurojmë qytetarëve një pushim të qetë, sidomos tek pjesa e fëmijëve ku e kemi kujdesin më të madh, sepse ata janë e ardhmja jonë”, tha ajo.

Duke qenë se sot ishte dita e parë e hapjes, pishina e Gërmisë pati mjaftë vizitorë.

Hapjes së pishinës së Gërmisë iu kishte gëzuar qytetari 75 vjeçar Shaban Bicaj, i cili tha se e viziton këtë pishinë gjithmonë.

Ai tha se është i kënaqur me kushtet që i ofron kjo pishinë.

“Me thënë të drejtën ky bazent është shumë i fuqishëm në shumë pikëpamje, e ka vendin e mirë, lartësia mbi detare është më e lartë dhe rrezet e diellit gërshetohen dhe është për shëndetin e njeriut shumë i nevojshëm. Kushtet janë të mira, kujdesi është i mirë, vendi i bukur është. Sot kanë ardhur si për herë të parë shumë njerëz sidomos të rinj dhe prindërit me fëmijë”, tha ai.

Bashkë me fëmijët sot pishinën e gërmisë e ka vizituar edhe Fitim Miftari, i cili thotë se fëmijët e tij kanë hapësirë të mjaftueshme dhe adekuate për të luajtur.

Ai thotë se pastërtia dhe kushtet që i ofron pishina e Gërmisë janë të mira.

“Kushtet e mira, shumë vend i mirë, shumë mirë është… Kanë hapësira sa të duash për fëmijë, vij shumë shpesh e vizitoj dhe është shumë mirë”, tha ai.

Njëjtë shprehet edhe qytetari Luan Bicaj, i cili thotë se pastërtia është në nivel, por shtoi se edhe qytetarët duhet të kujdesen për pastërtinë.

“Pishina mendoj që i ka të gjitha kushtet, ndoshta edhe të standardeve evropiane me e kalua vikendin këtu ose ndonjë ditë tjetër. Mendoj që pastërtia është në rregull, kështu që të shohim edhe ne sa e mbajmë pastërtinë”, tha ai.

Në kuadër të pishinës së gërmisë, gjendet edhe ambulanca që ofron shërbime në rast nevoje. Ndërsa, këtë vit ofron edhe shkollën e notit, ku çmimi për 6 ditë është 20 euro, kurse për 12 ditë është 30 euro./kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori