LAJMI I FUNDIT:

Hapet për publik ekspozita #ecokosovo

Hapet për publik ekspozita #ecokosovo

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Vullnetarët e Kombeve të Bashkuara (UNV), në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) dhe Ekipin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNKT), kanë hapur një ekspozitë me fotografi të përzgjedhura nga fushata #ecokosovo dhe kanë shpallur fituesit.

Ekspozita në Bibliotekën Kombëtare, që do të jetë e hapur deri më 28 shkurt, përmban 103 fotografi të zgjedhura nga më shumë se katërqind që janë paraqitur në fushatën avokuese online në temën mjedisi dhe shëndeti.

Në hapje të ngjarjes, Andrew Russell, koordinator i OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së theksoi se arsyeja pse Kombet e Bashkuara kujdesen për mjedisin dhe shëndetin në Kosovë është se sëmundjet e organeve të frymëmarrjes dhe sëmundjet tjera të shkaktuara nga faktorë të mjedisit po ua shkurtojnë jetëgjatësinë qytetarëve të Kosovës. E megjithatë, sipas tij, popullata i kushton shumë pak vëmendje këtij problemi.


“Shpresojmë që rritja e ndërgjegjësimit në lidhje me ndikimet vdekjeprurëse mjedisore në shëndet, përmes fotografive dhe mjeteve të tjera, do të rezultojë në angazhim më të madh nga ana e qytetarëve për këtë çështje absolutisht kritike”, tha Russell në ceremoninë e zhvilluar të premten.

Ndërsa, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, shfaqi shpresën se kjo ekspozitë do të ndikojë fuqishëm për të tërhequr vëemendjen e gjithë akterëve institucionalë dhe qytetarëve për të ndikuar më shumë në ruajtjen e mjedisit.

Edhe Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani theksoi rëndësinë e mobilizimit të përgjithshëm në mbrojtjen e mjedisit.

“Ministria e Shëndetësisë në strategjinë e saj ka gjithmonë promovimin e jetës së shëndetshme dhe ushtron kompetencën përmes sponzorimit dhe implementimit të ligjeve nga fusha e shëndetësisë. Gjithashtu, kjo ministri, përmes institucioneve përkatëse është e gatshme të jetë pjesë e çdo iniciative, organizimi apo mekanizmi nacional dhe ndërkombëtar i cili për objektiv final ka avancimin e shëndetit publik dhe ruajtjen e mjedisit”, theksoi ministri Rrahmani.

Fotografia e Arijana Deshishkut, ku shihet duke ushtruar joga me një maskë të gazit, është njëra nga tri fotot fituese. “Fotografia tregon një mikro protestë timen. Unë besoj se mjedisi duhet të jetë i pastër në mënyrë që të përjetohet plotësisht të ushtruarit e jogës të shëndetshme”, shpjegon foton e saj Arijana.

Prej nëntorit deri në dhjetor 2016, #ecokosovo-s i kanë arritur mbi 400 foto aplikime.

Fotografitë janë dorëzuar online me qëllim të ngritjes së vetëdijes për mjedisin dhe shëndetin në Kosovë.

Fushata ishte e suksesshme dhe u paraqit si sfidë e vështirë për pesë anëtarët e jurisë të cilët kishin për detyrë të zgjedhin vetëm tre fitues nga të gjitha aplikimet, thekson Zyra e UNDP-së në një komunikatë.

Fushata avokuese #ecokosovo është projektuar dhe implementuar nga Trembelat.

Pas Bibliotekës Kombëtare, ekspozita do të shfaqet në bulevardin Nënë Tereza prej 3 deri më 6 mars.

Në trend Lajme

Më shumë
“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

“Hekurudha Kuq e Zi”, Balluku: Ka përfunduar studimi i fizibilitetit, i hapet rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin

Lajme
Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi me postë, KQZ thotë se procesi po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar

Lajme
Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Çka preferohet dhe çka nuk preferohet të konsumojmë në syfyr? Shpjegon nutricistja Rexhepi

Shëndetësi
Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Çka preferohet të hamë për iftar? Flet nutricistja Rexhepi

Lajme
Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Tejkaloi në vijë të plotë, qytetari e incizoi dhe njoftoi Policinë – dënohet shoferi që shkeli rregullat e trafikut

Kronika e Zezë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
Kalo në kategori