Sot është hapur panairi ndërkombëtar “Prishtina 2018, ku me këtë rast kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, tha se agjendat politike kanë lënë në hije ekonominë e Kosovës, por aktivitetet e këtij lloj e bëjnë Prishtinën kryeqytet të Ballkanit për promovimin e vlerave të ekonomike.
“Këtë panair e bënë të veçantë pjesëmarrja e shumë kompanive të mëdha nga vendi, rajoni dhe me gjerë. Besoj se kjo pamje sot flet më shumë se një mijë fjalë për promovim në vendet botërore. Andaj, sot po promovojmë një vlerë integruese”, ka thënë Gërxhaliu.
Ai ka shtuar se do të jetë paraqitja e tij e fundit ndoshta, pasi zgjedhjet në OEK do të mbahen shpejt dhe do të ketë një kryesi të re.
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Kosovës Enver Hoxhaj tha se ndërtimi i një shoqëri me një ekonomi të fortë do të jetë prioritet yni që ka të bëjë edhe me integrimin në BE.
“Ky panair përkon me një datë të rëndësishme, me pranimin e raportit të KE-së nga ana e Apostolovës. Indikatori i dytë është edhe raporti i BB që paraqet Kosovën me rritje ekonomike 4.8 për qind. Ky panair dëshirojmë që të ketë pjesëmarrje nga vendet e BE dhe jashtë saj. Në këtë vit në panair po marrin pjesë 170 biznese, dëshirojmë që vitin e ardhshëm të ketë edhe më shumë”, tha Hoxha.
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani tha se panairi i sotëm është një mundësi e mirë për promovimin e bizneseve, ndërkohë që u ka bërë thirrje kompanive që ta shfrytëzojnë këtë mundësi, pasi ekonomia e Kosovës vetëm kështu mund të zhvillohet.
“Deri më tani kemi marrë disa masa për mbrojtjen e prodhuesve, siç është prodhimtaria e miellit, bllokave dhe qumështit, andaj, po punojmë maksimalisht që t’i adresojmë kërkesat e bizneseve”, ka thënë Hasani.
Në këtë panair të organizuar nga OEK-u, ka marrë pjesë edhe ambasadori i Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, i cili vlerësoi lart këtë organizim për promovimin e bizneseve dhe prodhimeve. Po ashtu në panair ka marrë pjesë edhe kryetari i Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Cadez.
Ndryshe në panair po marrin pjesë rreth 170 kompani, prej tyre 70 janë nga Serbia dhe vetëm një nga Shqipëria.
Dje Klubi i Prodhuesve të Kosovës u ka bërë thirrje bizneseve kosovare që ta bojkotojnë panairin me arsyetimin se iu është dhënë hapësirë e madhe bizneseve nga Serbia.
OEK-u ka reaguar ndaj thirrjes së Klubi të Prodhuesve, duke i quajtur pseudopatriotë.
Ndërsa, ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka fajësuar Odën Ekonomike të Kosovës, se nuk ka bërë një organizim të duhur dhe nuk i ka njoftuar bizneset shqiptare për të marrë pjesë në panairin “Prishtina 2018”, pasi bizneset e Shqipërisë kanë interes për të marrë pjesë në panairet e Kosovës. /KP /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
Monedhat më të rralla dhe me vlerë të Mbretëreshës Elizabeth II dhe sa do të vlejnë në 10 vjet
![Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/464408704_1096434705819531_7403589985668742867_n-1-1-1-780x439.jpg)
Vizion dhe strategji - Sekreti i suksesit të Pro Transport
![Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/4DX-1-780x439.jpg)
Tre arsye për të vizituar CineStar nga 13 deri më 16 Shkurt!
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Baneri.png)
Cilin market në Ferizaj po e preferojnë qytetarët!?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht