Me moton “Libri triumfon”, të martën është hapur panairi i librit në Prishtinë.
Në hapjen e këtij edicioni të panairit “Prishtina 2023”, krahas figurave politike vendore, i pranishëm ishte edhe shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, i cili u vlerësua si forcë gjigante e ngritjes së gjuhës e kulturës shqiptare, por edhe zë për liri.
Para të pranishmëve, shkrimtari shqiptar, Ismail Kadare teksa shprehu gëzimin për praninë e tij në këtë panair, tha se shpreson se letërsia shqiptare do të rikthehet më mirë e më fortë.
“Jam shumë i gëzuar që ndodhem midis jush në këtë ditë kaq të bukur dhe kaq frymëzuese, në ditën e librit…”, u shpreh shkrimtari i madh shqiptar, Kadare.
Fjalë të mëdha për shkrimtarin Kadare, thuri kryeministri i Kosovës, Albin Kurti cili Kadarenë e quajti shkrimtari më i madh i gjallë në botë.
Derisa shprehu përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për botën e librit, Kurti tha se populli i Kosovës i ka borxh Ismail Kadaresë sa nuk thuhet, pasi që siç u shpreh kreu i ekzekutivit kosovar vetëdija për trungun shqiptar është formuar nga botimet e Kadaresë.
“Panairi është si një festival i librit, lexuesi mund të vijë çdo ditë, madje mund të vijë jo vetëm si lexues, por edhe si shkrues dhe si bibliofil, sepse libri ka edhe bukurinë e vetë si punim artizanal. Panairin unë vetë e ndjej si një qytezë, por edhe si një shoqëri të hapur si një mendje të hapur.
Dëshiroj thellësisht që panairi të ketë ndikim mendor e kulturor mbi të rinjtë, dëshiroj të shoh këtu sa më shumë të rinj…
Qeveria jonë ka ristrukturuar tërësisht qasjen ndaj zhvillimit të librit, kemi gjashtëfishuar buxhetin për librin nga 160 mijë euro në 1 milionë euro dhe mbështetja vetëm për letërsi, e veçmas shtëpi botuese sot mbështesim të gjitha gjinitë letrare dhe autorin e pavarur drejtpërdrejtë.
Pra, mbështesim zhvillimin e audio librave, programeve për nxitjen e lexueshmërisë si dhe rezidencat letrare….Të gjithë ne jemi rritur me të që do të thotë se vetëdija jonë për veten si trung shqiptar është në masë të konsiderueshme e formësuar nga romanet dhe nga poezia e Ismail Kadare, ne atij i jemi borxh sa s’thuhet”, theksoi ai.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca teksa ka falënderuar Ismail Kadarenë që letërsinë shqipe e bëri të përbotshme, tha se shkrimtari Kadare është ngritur në simbolin më të lartë e kuptim-plotë për popullin tonë.
Konjufca u shpreh se Ismail Kadare letërsisë shqipe ia siguroj një vend të pavdekshëm me atë që ai vetë i quan letërsia universale e botës.
Në ceremoninë hapëse të panairit të librit “Prishtina 2023”, kryetari i Kuvendit, Konjufca tha se libri është një institucion i cili nuk mund të mos ekzistojë.
“Libri iu ka mbijetuar edhe të gjitha katastrofave të natyrës edhe të historisë, është nga ato institucionet i cili thjesht nuk mund të mos ekzistoj. Qenia e tij lidhet me një nevojë shumë të thellë të shpirtit njerëzor pa të cilin nuk ia dalim dot…. Libra është hapësira e pafund e shkëmbimit, është shtëpia e përbashkët e shkrimtarit dhe lexuesit.
Libri është i pashkatërrueshëm meqë në njëfarë mënyre mendoj që është platonik është mëshirim i idesë…Ne i kemi shkrimtarët që arritën t’i flasin kombit tonë, por e kemi edhe Ismail Kadaren i cili arriti t’i fliste botës duke mbetur tipik shqiptar.
Letërsisë shqipe Ismail Kadare ia sigurojë një vend të pavdekshëm me atë që ai vetë i quan letërsia universale e botës. Por, ai nuk ishte thjesht vetëm shkrimtari që vetë mjaftohet me kënaqësinë e të shkruarit.
Ismail Kadare gjithnjë ka qenë dhe është forcë gjigante e ngritjes së vetëdijes botërore për gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare. Ai për Kosovën bëri gjithçka që mund ta bënte një intelektual i përmasave planetare, Kosovës i kushtoi edhe vepra e kërkoi me ngulm lirinë tonë dhe ishte zëri ynë kolektiv kudo që shkoi”, tha ai.
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama u shpreh me këtë rast se kryeqyteti është shndërruar në vatër që shpalos magjinë e fjalës në letër.
Rama tha se është e qartë se inkurajimi i të rinjve për të lexuar libra duhet të përshtatet me epokën digjitale, por gjithmonë duke e ruajtur thelbin e të shkruarit.
Ndërsa, shkrimtarja, Drita Ruhani shpreson se panairi i librit të jetë motivues për rritjen e lexuesve.
“Kemi shumë shkrimtarë që meritojmë t’i vendosim në plan të parë dhe të cilët do t’i gjeni sot në panair. Uroj që kjo festë e librit të jetë motivuese për rritjen e lexuesve për autorët tanë“, deklaroi autorja, Ruhani.
Në edicionin e 23-të të panairit, është paralajmëruar të marrin pjesë rreth 100 botues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora.
Shoqata e Botuesve të Kosovës ka bërë të ditur se janë rreth 2 mijë tituj të rinj në panairin “Prishtina 2023”.
Në kuadër të panairit do të shënohen edhe disa përvjetorë si: 120-vjetori i lindjes së Ernest Koliqit, 110-vjetori i lindjes së Petro Markos, dhe 100-vjetori i lindjes së Jakov Xoxës.
Panairi i librit “Prishtina 2023”do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga 9:00 deri 20:00, ndërkaq do të mbyllet më 11 qershor, në orën 18:00.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës