Është hapur në Prishtinë edicioni i 22-të i Panairit Ndërkombëtar “EXPOKOS”, në të cilin po marrin pjesë biznese të sektorit të ndërtimit, energjisë, makinerisë, mbrojtjes dhe sigurisë. Panairi do të qëndrojë i hapur edhe nesër në sallën “1 Tetori”.
Përveç bizneseve vendore, ky panair ka sjellë në vend edhe biznese nga Bashkimi Evropian, të cilët po prezantojnë bizneset e tyre.
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, deklaroi se Kosova potenciale për investime falë fuqisë punëtore. Ajo ka shtuar se synojnë që Kosova të integrohet më shpejtë në Bashkimin Evropian.
“Kosova ka shumë potenciale, sidomos për investime falë fuqisë punëtore të njeriut, falë resurseve tona njerëzore, por edhe falë resurseve natyrore, megjithatë resursi njeri është kryesor për zhvillim ekonomik. Jam e lumtur të ndajë shumë suksese nga bizneset e Kosovës që po rrisin investimet, po rrisin eksportet, por edhe investimet nga vendet evropiane e më larg që po vinë në Kosovë për shkak të mundësive që ka vendi”, theksoi Hajdari.
“Është resursi, njeri, taksat, ligjet që kemi shtyrë për të bërit biznes, që përmirësojnë ambientin për të bërit biznes. Me këtë vizion ne synojmë që Kosovën ta integrojmë më shpejtë, industrinë tonë globalisht me prodhim në vlerë të lartë të shtuar dhe me ofrim për punësim të denjë për të rinjtë tanë. Kështu dalëngadalë duke u integrua sa më shpejtë në Unionin Evropian, aty vërtetë ku jemi Evropë”, shtoi ajo.
Ajo mes tjerash tha se kanë nënshkruar marrëveshje për programin e tregut të përbashkët në Bashkimin Evropian, ku Kosova do të ketë mundësinë të marrë pjesë në të gjitha aplikacionet e programit.
Organizatori i panairit, Bekim Xhafa bëri të ditur se këtë vit numri i prodhuesve është në rritje.
“Këtë vit jemi mirë sepse numri i prodhuesve është në rritje dhe kemi shumë prodhues nga vendi të cilët janë në panair për të shtrirë dhe për të hapur dyer edhe jashtë kufijve të Kosovës dhe me disa prej tyre kemi filluar që t’i bëjmë edhe marrëveshjet dhe partneret adekuat”, tha Xhafa.
“Këtë vit kemi edhe një mysafir që ka bërë një rrugë më të gjatë, një institucion gjerman, është asociacioni për ndërmarrje të mesme në Gjermani, që kanë në ombrellën e tyre 900 mijë anëtarë të cilët janë në Prishtinë dhe kanë një stendë këtu që është në shërbim të bizneseve kosovare për të krijuar lidhje në tregun gjerman”, theksoi ai.
Se panairet janë mundësi e mirë për të promovuar bizneset e thonë edhe përfaqësuesit e bizneseve.
Elmedina Kelmendi, financiere, tha se falë panairit po promovojnë biznesin e tyre dhe po lidhin bashkëpunim me biznese tjera.
“Për neve si fabrikë është hera parë që po marrim pjesë në panair, i cili po na mundëson promovimin dhe bashkëpunimin edhe me biznese tjera. Shpresojmë që ky panair të jetë një vegzë bashkëpunimi edhe me ndërkombëtarë e me biznese vendore”, tha Kelmendi.
Ndërsa, Ylber Pllana, pronari i një nga biznesi në vend, u bëri thirrje institucioneve përkatëse të organizojnë më shumë panaire të tilla.
“Ky është panairi i parë që ne marrim pjesë. Po prezantojmë mjete të reja, dhe inovative që janë në Kosovë. Në këto panaire ne si për produkte vendore e të importura, nëse janë të mira duhet të promovohen sa ma shumë. Bëjmë thirrje që të ketë panaire sa më shumë për promovimin e këtyre produkteve”, tha Pllana.
Edhe Fatmir Muja, i cili po promovon produktet e kompanisë, tha se panairet e tilla ndihmojnë në rritjen e klientëve.
“Çdo panair, promovim sjellë një risi të re, krijon një njohje me klientët tanë e të rinj, të cilët e vizitojnë stendën tonë dhe i shohin produktet e reja. Dhe gjithmonë duke avancuar edhe ne në produktet tona kemi arrit një sukses të madh edhe në BE dhe jemi shumë atraktiv në tregun e Kosovës”, tha Muja.
Panairi do të jetë i hapur dy ditë, sot dhe nesër në sallën “1 tetori” në kryeqytet. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Shkëlqimi i Tedore nga Kosova në “Artoza 2025”

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit