LAJMI I FUNDIT:

Hapet linjë e re Shkup-Hanover

Hapet linjë e re Shkup-Hanover

Wizz Air, kompania e dytë më e madhe në Evropën Qendrore dhe Lindore, do të vendos linjë të re të rregullt Shkup-Hanover, me dy fluturime në javë, të martën dhe të shtunë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Biletat janë tashmë në shitje me çmim prej 1.199 denarëve ose 20 euro.

Me këtë kjo kompani tani ofron gjithsej 25 drejtime në 11 shtete nga dy aeroportet e Maqedonisë: Shkup dhe Ohër.


Me publikimin e sotëm, Hanoveri është bërë aeroporti më i ri i 124­-të në rrjetin e fluturimeve nga Maqedonia.

Fluturimi i parë i kësaj kompanie nga Shkupi ka qenë në qershor të vitit 2011. Që atëherë vazhdimisht zgjerohet rrjeti në Maqedoni. Nga fluturimi i parë përmes 2,2 milionë udhëtarëve kanë zgjedhur të fluturojnë me këtë kompani në dhe nga Maqedonia. /Telegrafi/