Hapet gropa misterioze në mes të rrugës, humb jetën një grua dhe “gëlltiten” dy vetura (Video)

Një person ka humbur jetën, derisa dy tjerë janë lënduar kur dy vetura ranë në gropën gjigante e cila brenda natës ishte hapur në qytetin amerikan San Antonio.
Kjo gropë ishte zgjeruar nëpër gjithë rrugën kryesore, ndërsa shkaqet e hapjes besohet të jetë një gyp i shpërthyer, kanë bërë të ditur zyrtarët e këtij qyteti, transmeton Telegrafi.
Thellësia e gropës brenda pak orëve ka arritur në gjashtë metra si dhe ishte mbushur me ujë, me ç’rast humbi jetën një grua e moshuar e cila ishte në veturën e parë që ra në gropë.
Pas rënies së veturës së parë në gropë, fatin e njëjtë e pati edhe një tjetër veturë, por që fatmirësisht shoferi i saj është shpëtuar nga një kalimtare e rastit. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
06/12/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate



















































