Familja e dy djemve gjilanas të cilët humbën jetën pas tërmetit në Shqipëri i ka hapur të pamet tek shtëpia e tyre në Livoq të Gjilanit. Në këtë familje kanë mbetur 6 fëmijë pa kryefamiljar, ndërkohë që familja po kërkon ndihmë për një të ardhme të tyre më të sigurt.
Ky është hoteli ku po qëndronin dy vëllezërit Abazi nga Gjilani të cilët edhe humbën jetën si pasojë e tërmeteve në Shqipëri. Familja në Livoq të Gjilanit pasi iu është konfirmuar vdekja e tyre, ka hapur edhe të pamet.
Xhaxhai i dy vëllezërve Shemsedin dhe Isah Abazi thotë se kushtet e vështira dhe fëmijët e vegjël i kanë detyruar të shkojnë në Shqipëri. Teksa nuk mund t’i përmbajë lotët thotë se e ka ditur që nuk do të mund t’i nxjerrin të gjallë.
“Punonin prej dhjetë vitesh në Durrës. Nuk kishin gjetur punë në Kosovë dhe u dashtë të merreshin me diçka. E kemi ditur se ku janë. Kemi parë se hoteli ku kanë pushuar atë natë ka qenë totalisht i shkatërruar. Nuk kemi pritur se ata mund t’i mbijetonin asaj tragjedie”, rrëfen mes lotësh xhaxhai i dy djemve nga Gjilani, Ramadan Abazi.
Shemsedin Abazi 32 vjeç ka lënë pas tij katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë, ndërsa Isah Abazi 29 vjeç ka lënë dy djem. Tash, familja Abazi po kërkon ndihmë për këta fëmijë.
“U jemi mirënjohës atyre që kanë mundësi të bëjnë diçka për këta jetimë, që të kenë një jetë më të lehtë pas kësaj tragjedie”, deklaroi më tej Ramadan Abazi, përcjell Telegrafi.
Para disa vitesh familja Abazi kishte humbur edhe një tjetër djalë, ndërkaq pas humbjes së këtyre të fundit tashmë ka mbetur vetëm edhe një djalë i kësaj familje.
Poashtu Qeveria e Kosovës ka ndarë 20 mijë euro për këto dy familje.
Varrimi i të ndjerëve bëhet të enjten në ora 12./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Aziri: Gashi të heq dorë nga skenarët e OBRM-PDUKM-së dhe LSDM-së për të zhbllokuar Ligjin për “branitellat”

Berisha: Rama u shndërrua në argat të Vuçiqit, asnjë arritje në 12 vite

Ndarja nga jeta e Andis Harasanit, politikanët ndajnë kujtime dhe mesazhe ngushëllimi

Kurti: Qeveria do të udhëhiqet nga LVV dhe unë

KQZ vendos për rinumërimin e 50 kutive të votimit

Pejani vendosi dy GPS në veturën e të dashurës dhe shpërndau fotografi denigruese në emër të saj – kërkohet paraburgim

Kurteshi: Kemi fakte se procesi i votimit me postë është tërësisht i kontaminuar

Rama tregon pse u mbulua monumenti i Skënderbeut në Tiranë

Konjufca thotë se qeverinë synojnë ta formojnë me partitë jo-serbe

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa