Hapësirat e ndara për Univesitetin Nënë Tereza shndërrohen në deponi mbeturinash! (Foto)

Ish Kazerma Ilinden në Shkup, në hapësirat e së cilës duhet të ndërtohet objekti për Universitetin e ri “Nënë Tereza” (UNT), po shndërrohet në deponi të egër mbeturinash.
Punimet ende nuk kanë filluar edhe pse u tha që do të nisin së shpejti, kurse banorët që banojnë në afërsi të këtij objekti kanë filluar që mbeturinat t’i hedhin para grilave si dhe disa edhe në oborrin e objektit.
Portalb vizitoi këtë pjesë e cila iu nda së pari USHT në Shkup dhe tani UNT-së, dhe ajo ishte në gjendje të njëjtë, objekte të pa përdorura dhe të mbuluara me mbeturina.
Në pyetjen se pse ky veprim i ngutshëm për themelimin e Universitetit “Nënë Tereza”, kur kemi parasysh se ende nuk ka kushte të mirëfillta për të nisur viti akademik, ministri i arsimit Pishtar Lutfiu dha përgjigje të prerë: “Nevoja konkrete është nevoja për kualitet”.
Ministri Lutfiu gjithashtu informoi se objekti i përkohshëm të jetë në ish Bankën Komerciale. “Unë kam propozuar në Qeveri për objektin e ish Bankës Komerciale, është kati i dytë. Në bisedime e sipër komisionet amë kanë pasur propozime tjera për disa alternative. Unë me qëllim për t’i ikur barrë së qirasë kam propozuar një objekt shtetëror, ku nuk kemi qira”, potencoi ai.
Në pyetjen se a po krijohet pabarazi në mes studentëve shqiptarë dhe atyre maqedonas, sa u përket kushteve në arsimin e lartë, ministri me përgjigje:
“Ne kemi një Universitet të Tetovës me një godinë shumë prestigjioze. Kemi UEJL që ka kushte shumë të mira, tash po bëjmë përpjekje që edhe në Universitetin Nëna Terezë të kemi kushte të mira dhe normale. Kjo është detyra jonë”.
Po ashtu ky universitet po ballafaqohet edhe me mungese fondesh pasi që buxheti i tij për vitin akademik 2016-2017 do të jetë vetëm 10 milion denarë.
Kurse sa për ilustrim, Universiteti i Shtipit dhe Manastirit do të marrin përafërsisht shumat e njëjta me ato të viteve të kaluara qe kap shumën e 4 milion e 100 mijë euro, apo rreth 251 milion e gjysëm denarë, që krahasuar me atë që i është ndarë Universitetit Nënë Tereza, është një shumë tejet e lartë.
Sa i përket hapësirës së ndërtimit të objektit të ri, i cili do të jetë në Komunën e Çairit, nga ky institucion kohë më parë thanë se procedurat për ndërtimin e këtij objekti janë përfunduar dhe se së shpejti pritet të fillojnë punimet, mirëpo edhe pas tre muajve ende asgjë nuk është ndërmarrë .
Ndryshe, ish ministri Abdilaqim Ademi, në kohën kur udhëhiqte MASH-in tha se objekti i Universitetit të ri në Shkup do të ketë rreth 30.000 m2, ndërsa vlera e investimit për ndërtimin e objektit do të kushtojë 15- 20 milionë euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës