LAJMI I FUNDIT:

Abazi i LVV-së: Udhëheqja e Grupit parlamentar nga Kusari-Lila hendikep i madh

Abazi i LVV-së: Udhëheqja e Grupit parlamentar nga Kusari-Lila hendikep i madh

Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi ka folur sot lidhur me hapësirën e deputetit në Kosovë dhe çështje tjera politike e partiake, ndërsa tha se është hendikep që Grupi parlamentar i LVV-së udhëhiqet nga Mimoza Kusari – Lila, që nuk është e partisë. 

Ai në një konferencë tha se diskutimet nëpër studio, duke i quajtur deputetët analfabetë e të papërgatitur nuk qëndrojnë, por ka të bëjë me skenarë që paraqiten në seanca plenare e nuk lënë hapësirë të mjaftueshme për deputetët të angazhohen.


“Shumica e deputetëve kanë gatishmëri…por janë dy probleme në kuadër të skenarëve… Një është ndarja se si bëhet në komisione parlamentare… Edhe e dyta në rastin e Grupit parlamentar të LVV është hendikep i madh se e kemi kryesuese një njeri që nuk vjen nga grupi parlamentar i yni…”, tha ai, ndërsa la të kuptohet se kërkuar që Kusari-Lila të largohet nga udhëheqja e Grupit parlamentar të LVV

Sipas tij, as nuk është krijuar e as nuk është tentuar që të krijohet kohezion i brendshëm për të arritur që deputetët të japin më të mirën…. Nuk munden dy njerëz me i paraqit opinionin e gjithë grupit parlamentar, qoftë edhe të grupeve tjera parlamentare sepse ndodh fragmentimi siç ka ndodhur…”, tha deputeti Abazi. /Telegrafi/