LAJMI I FUNDIT:

Hapen studimet e gjuhës shqipe në Universitetin e Regensburgut në Gjermani

Hapen studimet e gjuhës shqipe në Universitetin e Regensburgut në Gjermani

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka bërë të ditur se Universiteti i Regensburgut do të ofrojë mundësi që studentët të mësojnë gjuhën shqipe.

Ajeti e ka quajtur këtë si një sukses të radhës, transmeton Telegrafi.


“Universität Regensburg është tani universiteti i tretë në Gjermani, pas atij Ludwig-Maximilians-Universität München dhe Universität Jena, që ofrojnë studime të gjuhës shqipe.Kjo është një mundësi unike për të gjithë studentët, që janë të interesuar për studimin e gjuhës shqipe dhe për të thelluar njohuritë e tyre të një prej gjuhëve më të vjetra evropiane e me një histori të pasur dhe një kulturë të veçantë”, ka pohuar ambasadori.

Më tej, ai ka deklaruar se për të ka qenë kënaqësi të merr pjesë në hapjen e studimeve shqiptare.

“Ishte një kënaqësi që për nder të hapjes së studimeve shqiptare në Universitetin e Regensburgut, të mbaja një ligjëratë për profesorët dhe studentët e këtij universiteti dhe të bashkëbisedonim mbi prioritetet e Republikës së Kosovës në fushën e politikës së jashtme kulturore. Përkrahja ndaj gjuhës shqipe si një opsion studimi në universitetet të tilla do të vazhdojë të mbetet prioritet i institucioneve të Republikës së Kosovës”, theksoi ai.

Tutje, ai ka shkruar “nëse jeni student apo një pasionant i gjuhës shqipe, ky është një shans që nuk duhet humbur. Le të përcjellim këtë lajm të mirë dhe të festojmë bashkë këtë hap të rëndësishëm në prag të Festave të Nëntori”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori