LAJMI I FUNDIT:

Hansi Flick do të bëjë dy ndryshime në formacionin e Barcelonës ndaj Benficas

Hansi Flick do të bëjë dy ndryshime në formacionin e Barcelonës ndaj Benficas

Barcelona dhe Benfica nuk pritet që të bëjnë ndryshime të mëdha në planet e tyre për ndeshjen e dytë të 1/8-tës në Ligën e Kampionëve. 

Këto dy ekipe patën një përballje të fortë në Portugali e cila përfundoi me fitoren e blaugranasve me rezultat minimal 1-0, të cilin e arritën me 10 lojtarë në fushë pas përjashtimit të Pau Cubarsit. 

Sipas Mundo Deportivo, Ronald Araujo do ta zëvendësojë Cubarsin në formacionin startues për shkak të asaj që ndodhi në Lisbonë. 


Olmo është dyshimi tjeër sipas të përditshmes katalanase, por ai pritet që të luajë para Gavit në këtë takim. 

Hansi Flick ndihet se ai i deytohet Olmos shumë pas sakrificave që bëri në ndeshjen e parë. 

Inigo Martinez po ashtu do të duhet të tregohet tejet i kujdesshëm, pasi ai është një karton larg suspendimit për ndeshjen e parë çerekfinale në rast se Barcelona kualifikohet. 

Barcelona mund të konsiderojë shitjen e dy yjeve në verë – shkak situata e rënduar financiare
Lexo po ashtu Barcelona mund të konsiderojë shitjen e dy yjeve në verë – shkak situata e rënduar financiare

Pasi Flick deklaroi se Robert Lewandowski është plotësisht i gatshëm për Benfican, duket që polaku do të mbetet pjesë e formacionit gjithashtu. 

Për Benfican, do të ketë po ashtu një ndryshim për shkak të suspendimit, pasi Alvaro Carreras i ndëshkuar me karton të verdhë në ndeshjen e parë, do të zëvendësohet nga Samuel Dahl. 

Dyshimi tjetër i trajnerit Bruno Lage është pozita e mbrojtësit të djathtë, atje ku Tomas Araujo po vuan nga një lëndim dhe mund të zëvendësohet nga 19-vjeçari Leandro Santos./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Ndodh në Ligën e Kampionëve: Ndërpritet ndeshja, yjet e Barcelonës dhe Benficas bëjnë iftar

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Notat e lojtarëve, Liverpool 0 -1 PSG: Donnarumma dhe Alisson më të mirët

Liga e Kampionëve
Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

Tre yje të Real Madridit 'kërcënojnë me largim' nëse Ancelotti shkarkohet dhe Alonso e zëvendëson atë

La Liga
Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Shqetësime te Real Madridi para ndeshjes kthyese me Atleticon në Ligën e Kampionëve - Mbappe stërvitet ndaras

Liga e Kampionëve
Donnarumma hero në

Donnarumma hero në "Anfield" - PSG eliminon Liverpoolin pas penalltive nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori