Hani i Elezit organizon Panairin Tradicional Bujqësor nga 5 gushti

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Mehmet Ballazhi ka njoftuar se më 5 gusht të këtij viti do të mbahet Panairi Tradicional Bujqësor, i cili do të organizohet në hapësirën para objektit të Komunës së Hanit të Elezit.
Sipas njoftimit, panairi do të fillojë në ora 10:00 dhe organizohet nga Komuna e Hanit të Elezit në bashkëpunim me LAB dhe IKC.
Në këtë aktivitet pritet të marrin pjesë prodhues, fermerë dhe përpunues lokalë, të cilët do të prezantojnë produktet e tyre vendore dhe do të promovojnë vlerat e bujqësisë së kësaj komune.
Kryetari Ballazhi ka ftuar qytetarët që të marrin pjesë në panair dhe të mbështesin prodhuesit vendorë, duke kontribuar në promovimin dhe zhvillimin e bujqësisë lokale.
Panairi synon të krijojë mundësi për prezantimin e produkteve tradicionale, forcimin e bashkëpunimit mes fermerëve dhe promovimin e potencialeve bujqësore të Hanit të Elezit. /Telegrafi/





































