Regjisorja, modelja dhe autorja e njohur me prejardhje shqiptare, Hana Noka, përgjatë këtyre viteve ka arritur suksese të mëdha në profesionet e fushat që ka përzgjedhur.

Ajo në vitin 2020 për librin e saj të quajtur “Besa PO” është shpërblyer me çmimin “Beverly Hills Book Awards”, të cilin deklaroi se do t’ia dhurojë Biblotekës Kombëtare në Prishtinë si simbolikë për vajzat e reja – për t’ua përcjellë mesazhin se çdo gjë është e mundur.


Artistja ka mbajtur premtimin dhe pas dy vitesh për shkak të pandemisë së coronavirusit është rikthyer në Kosovë për të dhuruar çmimin.

Hana Noka Hana Noka (Foto: Instagram)

Në një postim të ndarë në rrjete sociale, ajo tregon se është mirëpritur nga drejtori Fazli Gajraku.

“Në vitin 2020, romani im ‘Besa Po’ është përzgjedhur si fitues i edicionit të tetë të ‘Beverly Hills International Book Awards’ në kategorinë e trillimeve historike".

“Dje, pata kënaqësinë t'i dhuroja Çmimin tim Bibliotekës Kombëtare të Kosovës (NLK) siç premtova kur mora çmimin si një frymëzim për gjeneratat e reja. Falënderimet e mia të sinqerta i drejtohen z. Fazli Gajraku, drejtorit të NLK-së”, ka thënë Noka.

Hana ndërkaq është zhvendosur prej vitesh në Los Angeles dhe tani ka zënë një vend tejet të veçantë në Hollywood. /Telegrafi/