LAJMI I FUNDIT:

Hamza: Veteranët do t’i marrin paratë që u takojnë

Hamza: Veteranët do t’i marrin paratë që u takojnë

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka premtuar se kategoritë e dala nga lufta do t’i marrin të gjitha pagesat që u takojnë sipas ligjit.

Ai ka deklaruar se bilansi buxhetor i vendit pret që në fund të vitit të mbetet pozitiv, por se nuk do të jetë aq i lartë sa ka pretenduar të jetë paraardhësi i tij.

“Nëse heqim nga totali paratë për pagesat për kategoritë e dalura nga lufta, për rrugën në drejtim të Shkupit, për detyrimet tjera nga vendimet gjyqësore, bilansi bankar do të jetë pozitiv, por jo 467 milionë euro. Pres që bilansi në fund të vitit bilansi të jetë në përputhje me rregullativën dhe në nivel të pranueshëm për ta mbrojtur vendin nga rreziqe të caktuara. Kategoritë e dalura nga lufta do t’i marrin të gjitha paratë që u takojnë”, tha Hamza,në Zona e Debatit në Klan Kosova.