Kryetari i sapo zgjedhur i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, duke iu kundërpërgjigjur kritikave të Enver Hoxhajt, ka thënë se gara për të parin e partisë ka qenë demokratike dhe e hapur.

Hamza po ashtu ka deklaruar se menjëherë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit kur ishte takuar me liderë partiake si dhe me Albin Kurtin në komunën e Mitrovicës, e kishte pasur të qartë se vendi do të shkojë sërish në zgjedhje.


Ai tha se partia parë, në këtë rast Vetëvendosje, nuk i ka bërë veprimet e nevojshme, marrëveshjet nevojshme politike, që vendit me i dhënë institucionet dhe mos me prodhuar vakum institucional çfarë është krijuar vakum për krijimin e institucioneve.

“Sa i përket takimeve me liderë, dhe Kurtin në rrethana dhe për tema të caktuara dhe atëherë për mua ka qenë e goxha e qartë që do të jetë vështirë, që të ketë adresim të kësaj situate pa shkuara edhe një herë në zgjedhje, sepse partia fituese nuk i ka bërë veprimet e nevojshme, marrëveshjet nevojshme politike, që vendi me i dhënë institucione dhe mos me prodhuar vakum institucional çfarë është krijuar, prolongim ose shtyre të krijimit të institucioneve”, tha Hamza.


Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i PDK-së

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i ri i PDK-së telegrafi.com

Bedri Hamza, është zgjedhur para pak minutash kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Ai ka qenë kandidati i vetëm për këtë pozitë.Hamza, ka marrë besimin e delegatëve për të udhëhequr me PDK-në, teksa nuk ka pasur asnjë votë kundër.Ndryshe, Hamza fjalimin e tij në këtë konventë e filloi duke i fa...

Ai në konferencë për media pas zgjedhjes si kryetar tha se konventa është thirrur sipas statutit të partisë.

Sa i përket deklarimeve të Hoxhajt se gara ka qenë e pabarabartë për shkak të ish-kryetarit Krasniqi, Hamza tha se Krasniqi ka pasur të drejtë të shprehë preferencat e tij pasi ai ka vetëm një votë në mesin e 400 delegatëve.

“Nuk ka garë më demokratike sesa kjo sot. Gara ka qenë e hapur. Statuti dhe rregulloret janë këto dhe duhet t’i respektojmë të gjithë… gara e hapur dhe koha ka qenë e njëjtë si për mua dhe për të gjithë të tjerët që kanë dashur të hyjnë në garë. Unë e kam mik zotëri Hoxhajn dhe se 22 vjet jemi bashkë në PDK. Sigurisht është një personalitet që ka shumë kontribute dhe pres që bashkë do ta bëjmë më të mirën brenda PDK-së. Demokracia është kjo, se ka mendime të ndryshme… konventa është organizuar në mënyrën më të mirë të mundshme. Gara ka qenë e hapur dhe kur unë kam mundur me garu ka mundur edhe çdo kandidat tjetër. Normalisht se njerëzit kanë preferenca dhe kanë drejtë t’i shprehin preferencat, por këtu s’ka votuar vetëm një delegat por mbi 400 delegatë”, tha ai.

Duke folur për Ramiz Lladrovcin, Hamza tha se të gjithë ata që kanë dhënë kontribut në PDK duhet të kthehen në parti.

Hamza tha se janë të hapur të bisedojnë për të gjitha çështjet me Lladrovcin.

“Ne jemi të hapur me biseduar të gjitha çështjet. Ne kemi interes që të gjithë ata që kanë qenë në çfarëdo faze të PDK të kthehen në parti dhe të vazhdojmë. Hatërmbetjet në momente të caktuara gjithmonë ka rrugë dhe mundësi për t’i kaluar”, theksoi ai.

Në anën tjetër, Hamza tha se PDK është më e përgatitur se kurdoherë më parë për zgjedhjet e reja.

“Ne jemi të përgatitur dhe pres që zgjedhjet të mbahen shpejt. Sigurisht këto ditë pritet të shpallet data e zgjedhjeve. Ne si PDK jemi mirë të organizuar dhe kemi një ekip të mirë dhe jemi duke bërë gati programin dhe të gjitha përgatitjet e nevojshme janë duke u bërë për listë reprezentative dhe pres që të arrijmë rezultate të mira”, theksoi Hamza.

Duke folur për bashkëpunimin e mundshëm me LVV, Hamza tha se s’ka vija të kuqe.

“Unë asnjëherë s’kam vendosur vija të kuqe për asnjë subjekt politik. Natyrisht se bashkëpunojmë me të gjitha partitë politike me dobi dhe interes të vendit. Gjithmonë brenda rregullave dhe marrëveshjes politike”, përfundoi Hamza.

Delegatët e Partisë Demokratike të Kosovës ia kanë besuar një mandat në krye të partisë Bedri Hamzës.

Hamza mori votat e shumicës të delegatëve, derisa nuk kishte asnjë votë kundër.