Hamrun Spartans fitoi ndaj Zalgirisit trilerin e 28 penalltive për të siguruar kualifikimin historik në Ligën e Kampionëve

Hamrun Spartans siguruan një kualifikim historik në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve në rrethanat më dramatike, pasi eliminuan FK Zalgiris të Lituanisë, pas një maratone të gjuajtjeve të penalltive që i pa ata të fitonin me rezultat 11-10.
Ishte një arritje mbresëlënëse nga Spartanët, të cilët kishin hyrë në ndeshje përballë një ‘mali për të ngjitur’ pas humbjes 2-0 të javës së kaluar në ndeshjen e parë në Lituani.
Megjithatë, klubi nga Malta e morën ndeshjen shumë më agresivisht dhe ishin të vendosur t’i ndryshonin situatën kundërshtarëve të tyre.
Golat e Salio Thioune dhe Joseph Mbong e anuluan disavantazhin prej dy golash brenda 45 minutave të para.
Në pjesën e dytë, Hamrun Spartans vazhduan të dominonin, por nuk arritën të gjenin një gol të tretë, me ndeshjen që shkoi në vazhdime dhe përfundimisht në penallti.
Gjuajtjet me penallti u shndërruan në një maratonë me 28 penallti të ekzekutuara.
Henry Bonello ishte protagonist pasi priti dy penallti përpara se Jovan Cadenovic të shënonte penalltinë vendimtare për t'i dërguar Spartanët në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku do të luajnë kundër skuadrës ukrainase Dynamo Kiev.
Kualifikimi i Spartanëve është një arritje historike për klubin, pasi është hera e parë që ata kanë avancuar në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/












































