Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Hamdi Ibrahimi e ka quajturt të pa drejtë, tendencioz, fyes dhe poshtërues vlerësimin e komisionit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Ibrahimi përmes një letre të hapur drejtuar KGJK-së ka kërkuar anulimin e rezultateve të vlerësimit-si për vete ashtu edhe për të gjithë kandidatët tjerë, dhe ky proces të ktheht në fazën e vlerësimit bazuar në të gjitha kriteret përfshirë edhe intervistën,dhe njëherësh duke i kërkuar KGJK-së që të caktoi një komision tjetër ku nuk do të jenë gjyqtarët Makifete Saliuka dhe Armend Berisha si anëtarë.
Më poshtë letra e hapur e Ibrahimit:
Letër e hapur për Këshillin Gjyqësor të Kosovës
Nga :Hamdi Ibrahimi, Kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë
DT.20.12.2016
Në lidhje me vlerësimin e Komsionit Vlerësues në për kandidatët që kanë aplikuar për kryetar të Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Duke e konsideruar reultatin e vlerësimit si absolutisht të pa drejtë,tendencioz,fyes dhe poshtërues, i drejtohem Këshillit Gjyqësor të Kosovës me këtë kundërshtim,duke kërkuar anulimin e rezultateve të vlerësimit-si për kandidatin Hamdi Ibrahimi ashtu edhe për të gjithë kandidatët tjerë, dhe ky proces të ktheht në fazën e vlerësimit bazuar në të gjitha kriteret përfshirë edhe intervistën,dhe njëherësh duke i kërkuar KGJK-së që të caktoi një komision tjetër ku nuk do të jenë gjyqtarët Makifete Saliuka dhe Armend Berisha si anëtarë.
Sipas listës dhe raportit përfundimtar të vlerësimit rezulton se Hamdi Ibrahimi, përndryshe ish Kryetar i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë dhe kryetar aktual i Gjykatës Themelore në Prishtinë është ranguar në vendin e fundit.
Ky vlerësim është i pa drejtë,tendencioz, fyes dhe poshtërues,sepse:
1.Kryetari aktual,Hamdi Ibrahimi, në respektim të kërkesave në konkurs dhe të Rregullores nr.09/2016 ( neni 5 par.3) ka paraqitur Koncept Dokumentin për menaxhimin e gjykatës.Sipas nenit 5 par.3 të Rregullores nr.09/2016 Koncept Dookumenti nuk duhet të përmbaj më pak se tre (3) por jo më shumë se shtatë (7) faqe të shkruara. Pra mundësia e prezentimit të Koncept Dokumentit të zgjeruar sipas Rregullores 09/2016 përjashtohet.
Koncept Dokumenti i kryetarit Ibrahimi përmban më shumë se 11 faqe të shkruara.
Në këtë Koncept Dokument-për ata që kuptojnë nga admimistrimi i drejtësisë-në vija të trasha janë prezentuar sfidat me të cilat është ballafaquar kjo gjykatë në peridhën e kaluar dhe është prezentuar vizioni ose veprimet që kryetari aktual do ti ndermerrte në menaxhimin e gjykatës nëse do të kishte marrë mandatin e dytë për menaxhim.
Koncept Dokumenti është shkruar me një fjalor që mund ta kuptoi çdo kush dhe përmban ide të qarta se si do të duket menaxhimi i gjykatës për çdo çështje.
Si kandidat për pozitën e kryetarit të gjykatës,kam prit që në intervistë do të kem rastin të pëgjigjem në pyetje konkrete në lidhje me Koncept Dokumentin, pra për secilën pikë të Koncept Dokumentit të kem pyetje nga anëtarët e komisionit vlerësuse dhe do të kem mundësinë që të shpalos vizionin tim-tani jo në vija të përgjithshme por duke dhënë sqaRime për secilen pikë të dokumentit.
Mënyra se si është mbajtë intervista,dhe qendrimi i anëtarëve të komisionit gjyqtares znj-s Makifete Salikuka dhe gjyqtarit z.Armend Berisha që nga fillimi i intervistës e deri në përfundim ka qenë e përshkruar me ndjenjen e hapur të averzionit të tyre pse unë isha aty para tyre.Përse ata e e dinë-unë vetëm mund ta marrë me mend.
Kështu, gjyqtarja znj-a Saliuka fillon me intervisten,prezentohet, thotë se “ unë nuk jam kryetare e komisionit por do ta kryesoj sot komisionin”(?!). Kjo deklaratë nuk ishte se nuk më la përshtypje por për mua nuk kishte shumë rëndësi se kush është kryetar i komisionit vlerësues,prandaj nuk kerkova sqarim për këtë çështje fare. Por gjithsesi tani del të jetë interesante dhe kërkon sqarim:
Kush ishte kryetar komisioni dhe përse komisioni atë ditë nuk është kryesuar nga kryetari i komisionit,përse është mbajtur i fshehur emri i kryetarit të komisionit?
Në fillim të intervistës gjyqtarja znj-a Salikua kërkoi nga unë që të them diqka rreth Koncept Dokumentit ( pyetje që dikur dëgjohej nga prokurorët në senca të gjykimit-si “i akuzuar na trego se çfarë ka ndodhë atë ditë..”!).
Unë,natyrisht se i thash disa fjalë rreth Koncept Dokumentit dhe u bëra me dije anëtarëve të Komsionit se kam vizion të qartë për mënyrën e menaxhimit të gjykatës,se jam i përkushtuar që në këto rretha të rënda të punës,me shumë mungesa dhe pengesa gjykatën ta mbajë gjallë dhe të jemi në nivel të realizimit të objektivave tona si gjykatë. Fola pak për sfidat me të cilat jamë ballafaquar në të kaluarën në menaxhimin e gjykatës,mungesën e kuadrit,ballafaqimin me presione, dhe angazhimin për mbështetje të stafit gjyqësor dhe atij administrativ.
Me rëndësi është se kishte pak ose aspak pyetje nga anëtarët e komisionit vlerësues.
Edhe ato pyetje që u paraqiten ndaj meje,ishin ose pak të rëndësishme ose krejtësisht të pa rëndësishme deri në absurditet.
Kishte pyetje jo aq e rëndësishme , sikurse që janë: Sa gjyqtar i duhen Gjykatës Themelore në Prishtinë,(është pyetje nga një anëetar i KGJK-së që duhej të ishte në dijeni për kërkesa të gjykatës për rritjen e numrit të gjyqtarëve) ose pyetje absurde: përse nuk merrni gjyqtar nga degët e gjykatës..??kur dihet se sa janë degët e gjykatës të ngarkuara me lëndë dhe sa kanë mungesë të stafit!
Shkurt, për mua ishte e qartë se isha ftuar në atë interistë nga Komisioni Vlerësues vetëm se komisioni e kishte për obligim që të më ftonte.
Dy anëtarë tjerë të komisionit gjyqtarja znja-Saliuka dhe gjyqtari z.Llazic nuk kishin asnjë pyetje!?
Për gjyqtaren znj-en Salikua e kisha të qartë se përse nuk kishte pyetje,por për gjyqtarin z.Llazic, jo.
Gjyqtarja Znj-a Saliuka edhe mund të ketë rsye që të frikohet nga parashtrimi i cilësdo pyetje në lidhje me manaxhimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë,për faktin se pasojat e menaxhimit të Gjykaës Komunale nga e kaluara reflektojnë edhe sot në formën negative në veprimtarinë e gjykatës.
Dhe shkarazi ia kam bërë me dije edhe në intervistë-ndoshta deklarimi im se po merremi me pasoja të menaxhimit jo të mirë të gjykatës në vitet e kaluara ka ndikuar te gjyqtarja znj-a Saliuka për dhënjen e vlerësimit sikurse e ka dhënë.
2.Komisioni vlerësues ka dështuar me qellim që të aplikoi normat juridike që janë të detyrueshme në procedurën e zgjedhjes së kryetarit të gjykatës kur kryetari aktual kandidon për mandat të dytë.
Ky veprim i Komisionit Vlerësues ka vetëm një arsyetim: eliminin nga gara të Hamdi Ibrahimit si kandidat që për pozitë nuk i nenshtrohet askujtë.Kështu në pozitën e parë u radhit kandidatje që ka pranuar urime për zgjedhje edhe para se të dile konkursi dhe atë nga njerëzë të lidhur me seknën politike në Kosovë. Por edhe radhitja e kandidatit tjetër në pozitën e dytë nuk ishte e rastësishtme,si duket edhe ky është i preferuari i grupeve të interesit apo klaneve që synojnë ta kapin drejtësinë në vend.
Dhe cilat na qenkan aftësisë profesionale të këtyre gjyqtarëve për menaxhim të gjykatës?
As njëri as tjetri nuk kanë përvojë as njohuri profesionale për të menaxhuar Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Edhe e para edhe i dyti kanë njohuri elementare nga e dreja dhe procedura penale,as e para as i dyti nuk kanë njohuri profesionale e as përvojë në çështje civile,ekonomike dhe adminitrative. Për menaxhim të Gjykatës Themelore të Prishtinës,përveç njohjes së çështjeve penale kërkohen njohuri solide të çështjeve civile,ekonomike, dhe sidomos administrative.
A mund ti kontestoi dikush në KGJK apo jashtë,aftësisë profesionale të Hamdi Ibrahimit në çështje penale, civile, ekonomike dhe admimistrative?
Nëse po-le të urdhëroi.
Shkeljet flagrante të normave juridike:
U shkelen:
-LIGJI NR. 03/L-223 PËR KËSHILLIN GJYQËSOR TË KOSOVËS
Neni 22 par.2
“Kryetarët e Gjykatave emërohen nga Këshilli në konsultim me gjyqtarët e gjykatave përkatëse. Në emërimin e Kryetarëve të Gjykatave, Këshilli do të marrë në konsiderim trajnimin e specializuar menaxherial apo përvojën.”
-Rregullorja nr.09/2016 për procesurat e zgjedhjes,emërimit,vlerësimit,pezullimit dhe shkarkimit të kryetarëve të gjykatave dhe gjyqtarëve mbikëqyrës ( dt.25.05.2016) e ndryshuar dhe plotësuar me Rregulloren nr.14/206 dhe Rregulloren nr.17/2016, përcakton detyrimin e KGJK-së për vlrerësimin e përformancës së kryetarëve të gjykatave dhe detyrimin për marrjen në konsideratë të të vlerësimit në tast se një kryetar aplikon për mndat të dytë.
Sipas Rregullores 09.2016,
Neni 10,
“1.Vleresimi i performances se kryetareve te gjykatave behet ne drejtim te ngritjes se efikasitetit te sistemit gjyqesor, promovimit te profesionalizmit, shkathtesise dhe pergjegjesise se kryetareve te gjykatave, nxitjes e kryetareve te gjykatave ne arritjen e rezultateve me te mira te punes si dhe ne drejtim te ngritjes se besimit te publikut ne punen e gjykatave.
2. Vleresimi i performances behet ne menyre qe te vertetohet ne menyre objektive dhe te paanshme se me cfare suksesi ka kryer punen e tij kryetari i gjykates ne periudhen e vleresimit,
3. Vleresimet e rezultatit shfrytezohet ne proceduren e ernerimit ne funksione tjera ne institucione te gjyqesorit, perkatesisht gjate procedures se konsiderimit te shkathtesive te tyre, pershtatshmerise dhe ekspertizes ne qellim te avancimit brenda sistemit gjyqesor”
Neni 11,
“1.Keshilli Gjyqesor i Kosoves ben vleresimin e punes te kryetareve te gjykatave pas dy (2) viteve te ernerimit dhe jo me vone se nentedhjete (90) dite para perfundimit te mandatit te tij kater (4) vjecar,
“2.Vleresirnet e kryera merren ne konsiderate ne rast te aplikimit per nje mandat te dyte,”
Neni 14,
Komisioni per vleresimin e performances se kryetareve te gjykatave, ne raste specifike do te merr ne konsiderate rastet kur, kryetari i gjykates:
“1.punon ne zgjidhjen e lendeve gjate periudhes se vleresimit edhe pse nuk ka pasur obligim te punoje drejtperdrejt ne Iende te tilla;
2.ka vepruar edhe si trajnues gjate periudhes se vleresimit,”
Këto dispozita të Rregulorres 09/2016 nuk janë shfuqizuar me Rregulloren nr.14/2016 e as me Rregulloren 17/2016 dhe si të tilla detyrimisht duhet të aplikohen nga KGJK me rastin e vlerësimit të një kandidati për kryetar të gjykatës i cili kandidon për mandatin e dytë.
Prandaj, nga mënyra se si është vepruar në rastin e procedimit sipa konkursit për zgjedhjen e kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë,për faktin se kryetari i tanishëm ka aplikuar për mandat të dytë, rezulton se Komisioni Vlerësues ka shkel me qellim dhe në interes të kandidatëve të tjerë ( e më konkretisht tani në interes të kandidatës-gjyqtares Afërdita Bytyqi) Ligjin për KGJK-në, më saktësisht nenin 22 par.2 dhe Rregulloren nrë 09/2016 ,më saktësisht nenin 10 dhe nenin 11.
Natyrisht se këto shkelje nuk janë të rastësishtme.Janë shkelje me qellim që kryetari aktual si kandidat për një mandat të dytë të dëmtohet duke u vlerësuar me numrin total të pikëve i fundit në listën e vlerësimit.
Ky vlerësim i përformancës nuk është marrë në konsiderim sepse rezultatet e kryetarit aktual në funksionalizimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës brenda mandatit të parë,në rendin dhe rregullin në këtë gjykatë,në mënyrën e administrimit të drejtësisë në këtë gjykatë,dhe në ngritjen sado pak të besimit të qytetarëve në drejtësi nuk do të mund ti mohonte askush.
Po ashtu kryetari aktual,përveç se është marrë me menaxhimin e gjykatës, është marrë edhe me vendosjesn e çështjeve në procedura të ndryshme që zbatohen në gjykatë, dhe ka çështje të përfunduara më shumë se çdo kryetar tjetër në gjykata të Kosovës.
Kryetari aktual i gjykatës ka vendos në procedura që i kanë bërë nderë drejtësisë dhe autoritetit të vendit,dhe që kanë ndikuar direkt në ngritjen e autoritetit të drejtësisë në Kosovë në raport me faktorin nderkombëtar.
Kryetari aktual i gjykatës ka qenë i angazhuar edhe si trajnues në IGJK duke përcjell dy gjenerata të prokurorëve dhe në disa programe të trajnimit për gjyqtarët dhe prokurorët,përfshirë edhe programet e ndihmuara nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë.
Kryetari aktual ka qenë i angazhuar edhe në disa grupe punuse për hartimin e legjislacionit në Republikën e Kosovës.
Kryetari i aktual i gjykatës ka qenë prezentues i gjyqësorit të Kosovës në disa trajnime që janë mbajtë jashtë Kosovës për çështje të terrorizmit.
Dhe këto suksese dikush tani tenton ti fsheh, dhe ti mohoi!!!
Kryetari aktual në kushte skajshmërishtë të rënda dhe me sfidat më të rënda të mundshme me të cilat është ballafaquar ka arritur me sukses që gjykatën ta mbaj në nivelin e knaqshëm të realizimit të objektivave,është punuar më shumë se në çdo gjykatë tjetër në Kosovë, dhe pavarësisht mungesës së kushteve elementare të punës,dhe mungesës totale të përkrahjes deri edhe në sabotim të hapur që është bërë nga ana e SKGJK-së –sidomos në procedurat e rekrutimit të stafit administrativ, kryetari i gjykatës ka arritur që me sukses të organizoi procesin e punës.
Kryetari aktual i Gjykatës Themelore në Prishtinë për më shumë se 4 vite ka bërë më shumë se çdo kush tjetër brenda për brenda Sistemit të Drejtësisë në vend për ngritjen e imazhit të gjyqtarëve dhe të gjyqësorit në përgjithësi.Edhe kjo e vërtetë tentohet të fshehet.
Në adresë të kryetarit aktual janë bërë shumë denigrime, dhe kulminacioni ka arritur me vlerësimin denigrues deri në poshtërim të Komisionit Vlerësues të formuar nga KGJK-ja në procedurën e zgjedhjes së kryetarit të gjykatës për mandadin vijues.
Natyrisht se sikurse u tha,ky rezulati i vlerësimit nuk është asgjë tjetër veç favorizim i një kandidati-emër i lakuar dhe i prezentuar publikisht ( duke përdor në forma perfide portale të ndryshme dhe media të shkruara) tani e disa muaj se do të zgjedhet kryetare e gjykatës. Ky emër është lakuar,dhe nga dikush edhe i është uruar kjo pozitë-edhe para se të publikohej konkursi!
Prandaj, kërkoi nga KGJK që të anuloi rezultatin e vlerësimit të Komisionit Vlerësues për zgjedhejn e kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë, për kandidatin Hamdi Ibrahimi,dhe për të gjithë kandidatët tjerë, dhe të bëhet vlerësimi për të gjithë nga fillimi, ashtu që për kryetarik aktual i cili ka aplikuar për mandat të dytë të merret në konsiderat edhe vlerësimi i përformancës.
Ndryshe, gjithçka tjetër,pra çfarëdo vendimi tjetër që do të marr KGJK-ja lidhur me këtë vlerësim do të ishte kontribut në një proces të pa drejtë dhe që nuk është në interes të drejtësisë në vend.
Ose thënë ndryshe,çfarëdo vendimi tjetër do të çonte ujë në mulli të krimit në Kosovë.
Me qellim që procesi i vlerësimit të jetë transparent, kërkoi nga KGJK-ja që të formoi komision tjetër vlerësues dhe intervista dhe çdo veprim tjetër vlerësues të bëhet në prezencë të mediave të shkruara dhe elektronike.Kërkoi që në intervistë të thirren mediat elektronike dhe intervista të mbahet para kamerave.
Me respekt,
Hamdi Ibrahimi
Kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë
Kandidat për mandaditn vijues.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës
I reagoi për subvencionet, Peci e akuzon rëndë Pacollin: Emri yt figuron në dosje të vrasjes, unë ty të llogaris diçka tjetër
Nga Gjermania në Kosovë: Historia e çiftit Zhubi që u kthye në vendlindje pas 32 vitesh
Droga në lëkurë gjedhi në Krujë: Do të prodhohej 800 kg kokainë, baza sekrete pranë shtëpisë së politikanëve
Xhemaili: Kurti nuk ka arsye të preket për doracakun se nuk i mëson fëmija në Kosovë
Përplasjet mes qeverisë dhe sistemit të Drejtësisë, diskutime për ndarjen e pushteteve në Kosovë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Nëse ndeshja me Rumaninë nuk sjell tri pikë: Rivalët e mundshëm të Kosovës për play-off, mes tyre edhe Shqipëria
Faktet më të çuditshme që mund të mos i dini për Elon Musk
Pas vendimit të Bidenit për ta lejuar Ukrainën t’i përdorë armët amerikane në Rusi, reagon Zelensky
“Më mirë të më shajnë nënën, sesa të këndojnë “Serbi, Serbi”” - Llullaku shpjegon për mediat rumune se pse lojtarët e Kosovës vendosën të largohen
“Do thyejmë të gjitha rekordet”, Ronaldo thotë se mysafiri i tij i radhës në YouTube është më i famshëm se ai
“E dimë si ke shkuar në finale” - përplasje në mes të Edona James dhe Santianës live gjatë emisionit