Hamasi tha se kishte marrë të shtunën përgjigjen zyrtare të Izraelit për propozimin e fundit të armëpushimit dhe do ta studiojë atë përpara se të dorëzojë përgjigjen, tha në një deklaratë zëvendës shefi i grupit në Gaza.
“Hamasi ka marrë sot përgjigjen zyrtare të okupatorit sionist ndaj propozimit të paraqitur ndërmjetësuesve egjiptianë dhe të Katarit më 13 prill”, tha Khalil Al-Hayya, i cili aktualisht ndodhet në Katar, në një deklaratë të publikuar nga grupi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Pas më shumë se gjashtë muaj lufte me Izraelin në Gaza, negociatat mbeten të bllokuara, me Hamasin që i qëndron kërkesave se çdo marrëveshje duhet t’i japë fund luftës.
Ndryshe, një delegacion egjiptian vizitoi Izraelin për diskutim me zyrtarët izraelitë të premten, duke kërkuar një mënyrë për të rifilluar bisedimet për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të kthyer pengjet e mbetura të marra kur luftëtarët e Hamasit hynë në qytetet izraelite më 7 tetor, tha një zyrtar i informuar mbi takimet.
Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, theksoi se Izraeli nuk kishte propozime të reja për të bërë, megjithëse ishte i gatshëm të merrte në konsideratë një armëpushim të kufizuar në të cilin 33 pengje do të liroheshin nga Hamasi, në vend të 40 që ishin në diskutim më parë.
Ndërkohë të enjten, Shtetet e Bashkuara dhe 17 vende të tjera i bënë thirrje Hamasit që të lirojë të gjithë pengjet e tij si një rrugë për t’i dhënë fund krizës.
Hamasi është zotuar të mos heqë dorë nga presioni ndërkombëtar, por në një deklaratë të lëshuar të premten tha se ishte “i hapur ndaj çdo ideje apo propozimi që merr parasysh nevojat dhe të drejtat e popullit tonë”.
Megjithatë, iu përmbajt kërkesave të tij kryesore që Izraeli i ka refuzuar dhe kritikoi deklaratën e përbashkët të lëshuar nga SHBA dhe të tjerët për mos thirrje për një armëpushim të përhershëm dhe tërheqjen e forcave izraelite nga Gaza.
Kujtojmë se luftëtarët e Hamasit sulmuan qytetet izraelite më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke kapur 253 pengje.
Izraeli është betuar se do të asgjësojë Hamasin në një sulm që ka vrarë më shumë se 34,000 palestinezë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: I kemi fituar këto zgjedhje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë