Halloween në Cineplexx - ku frika dhe argëtimi takohen

Halloween po afrohet, dhe këtë vit Cineplexx do t’ju bëjë ta përjetoni frikën dhe argëtimin si kurrë më parë!
Më 31 Tetor, kinematë Cineplexx Albi Mall dhe Cineplexx Galeria Mall do të shndërrohen në skenën e frikës, argëtimit dhe surprizave për të gjithë adhuruesit e filmave.
FILMAT QË DO T’JU TREMBIN DERI NË PALCË!
Përgatituni për një natë të errët me filmat më të frikshëm të zhanrit horror:
- The Conjuring,
- Weapons,
- Sinners,
- Final Destination.
Bileta vetëm 3.50€ – së shpejti biletat në shitje!
Mos e humbisni këtë natë të frikshme, vetëm më 31 Tetor, në të dy kinematë e Cineplexx në Prishtinë.
HALLOWEEN PËR TË VEGJËLIT – NJË PASDITE PLOT NGJYRA & BUZËQESHJE!
Në Cineplexx Albi Mall, edhe më të vegjlit do të kenë festën e tyre speciale Halloween!
Nga ora 15:00 deri në 18:00, fëmijët do të mund të shijojnë një pasdite plot argëtim, muzikë dhe shpërblime:
Rrota e fatit,
Face Painting,
Photo Booth,
Maskota me muzikë,
Dhurata në sasi të kufizuar.
Një aktivitet i përsosur për familjet që duan të festojnë Halloween-in me shumë dashuri dhe kreativitet!
SUPER SAVER – 2 NËNTOR
Dhe festa nuk ndalet këtu!
Vetëm më 2 nëntor, Cineplexx sjell Super Saver, ku të gjithë mund të shijojnë filmat e preferuar me çmim super të ulët – vetëm 2.50€ bileta!
Ofertë e vlefshme në të dy kinematë: Prishtinë dhe Prizren çdo të diele të parë të muajit.
Him,
A Big Bold Beautiful Journey,
EraTron Ares,
dhe për më të vegjlit: The Bad Guys 2,
Lilo dhe Stitch School of Magical Animals
Një fundjavë perfekte për të gjithë – me filma, emocione dhe çmime që s’duhen humbur!
Cineplexx – aty ku çdo moment bëhet film!
















































