LAJMI I FUNDIT:

Haliti: Rënia e Adem Jasharit me familje masovizoi dhe mobilizoi UÇK-në

Haliti: Rënia e Adem Jasharit me familje masovizoi dhe mobilizoi UÇK-në

Ish-anëtari i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Xhavit Haliti, ka vlerësuar se epopeja e 5,6 dhe 7 marsit është një nga ngjarjet më të dhimbshme dhe më të rëndësishme të historisë së Kosovës.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e re” ai ka thënë se marsi i ’98-s ka masivizuar dhe mobilizuar UÇK-në për t’u kundërvënë pushtuesit serb.
“Marsi i ’98-s, rënia e Adem Jasharit, Hamëz Jasharit, Shaban Jasharit dhe familjes Jashari ka ndikuar në masivizimin dhe mobilizimin e gjithanshëm të UÇK-së”, është shprehur Haliti.

Haliti ka deklaruar se 18 vjet pas kësaj ngjarje populli shqiptar mund të mos jetë i kënaqur me pozitën aktuale por, sipas tij, e ardhmja do të jetë më e mirë.


Ai ka shprehur optimizëm se shumë shpejt Kosova do ta ketë Rorcën e Armatosur, e cila do të jetë e pranuar ndërkombëtarisht dhe pjesë e NATO-s.