LAJMI I FUNDIT:

Haliti: Rastet e reja me COVID-19 në Viti i infektoi studenti nga Prishtina

Haliti: Rastet e reja me COVID-19 në Viti i infektoi studenti nga Prishtina

Në Viti janë paraqitur 12 raste të reja me coronavirus.

Kryetari Sokol Haliti për RTV Dukagjinin ka thënë se rastet e reja lidhen me infektimin e një studenti që ka ardhur nga Prishtina në Viti.


“Rastet e reja janë të lidhura me familjen e studentit dhe miqësitë e familjes së tij. Si duket studenti nga Prishtina e ka marrë coronavirusin”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Haliti thotë se situata tashmë është më e vështirë se kur janë paraqitur rastet e para.

“Në momentin kur në sheshe dalin pesë mijë persona është vështirë të respektohen masat”.

Haliti thotë se që nga fillimi ka qenë i mendimit që masat nuk duhet të shtrëngohen shumë aq sa e pengojnë ekonominë por sipas tij jo edhe në masën që të lirohen shumë.

“Situata në Prishtinë po shihet si ka shkuar. Prishtina është burim për gjithë Kosovën”.

Kryetari i Vitisë thotë se edhe grumbullimi në objektet fetare mund të paraqesë rrezik për përhapje infeksioni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori