LAJMI I FUNDIT:

Haliti: Nëse Gërvalla ka dëshmi le t’i çojë në Speciale, nëse s’ka, të kërkojë falje

Haliti: Nëse Gërvalla ka dëshmi le t’i çojë në Speciale, nëse s’ka, të kërkojë falje

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka komentuar deklaratat e dikurshme të tashmë Ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, lidhur me ish-krerët e UÇK-së.

Gërvalla kishte deklaruar se kishte dëshmi kundër krerëve të UÇK-së dhe se ato do t’i dorëzonte në Gjykatën Speciale.

Nënkryetari i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, duhet ta ketë parasysh që do të ketë përballje të vazhdueshme me gabimet e veta.

“Në qoftë se ke deklaruar se e di që figurat qendrore të UÇK-së janë kështu dhe ashtu dhe ke argumente, unë mendoj që duhet me shku edhe atje (Hagë), në qoftë se nuk ke pas fakte dhe ke gënjyer opinionin atëherë t’i duhet të kërkosh falje”, ka thënë Haliti në RTV21.

Deklarata e vitit 2016 e Donika Gërvallës për Thaçin dhe Veselin që përplasi ashpër PDK-në dhe Vetëvendosjen në Kuvend
Lexo po ashtu Deklarata e vitit 2016 e Donika Gërvallës për Thaçin dhe Veselin që përplasi ashpër PDK-në dhe Vetëvendosjen në Kuvend

Haliti thotë se në kohën kur Gërvalla bënte deklarata të tilla ishte shtetase gjermane dhe s’mbante poste qeveritare. Por sot, sipas tij, situata ndryshon tashmë, pasi ajo është ministre.

“Tani ajo është në politikë, është ministre e Punëve të Jashtme dhe duhet ta ketë parasysh që do të ketë përballje të vazhdueshme me gabimet e veta. Unë mendoj se nuk mund të quhet se s’ka qenë gabim një akuzë e tillë për njerëz me emra dhe me mbiemra. Nëse ke argumente, unë nuk jam kundër askujt, qofshin ata edhe bashkëpunues në Gjykatën e Hagës që e tregojnë të vërtetën. Por të akuzosh pa argumente…”, tha Haliti.

Halit folur për përplasjen që ndodhi të enjten në Kuvendin e Kosovës në mes të deputetëve të PDK-së dhe deputetëve dhe ministrave të VV-së.

“Filloi pothuajse për çështje të së kaluarës dhe përplasjet ishin me akuza e kundërakuza. Ato që ndodhën ishin më shumë përplasje, reagim edhe i PDK-së, por ishte edhe provokim ndaj PDK-së që u bë në sallë”, ka thënë Haliti.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori