LAJMI I FUNDIT:

Halili: Ideja për “Iliridën” është gjallë dhe nuk ka vdekur (Video)

Halili: Ideja për “Iliridën” është gjallë dhe nuk ka vdekur (Video)

Me rastin e 25 vjetorit të shpalljes së “Iliridës” është deklaruar Nevzat Halili, njëri ndër protagonistët kryesor të organizimit të referendumit për autonomi politike dhe territoriale të shqiptarëve të Maqedonisë. Ai ka theksuar synimet e klasës së atëhershme politike, qëndrimet stoike për barabarësi mes shqiptarëve dhe maqedonasve, si dhe mendimet e tij për situatën aktuale politike në vend.

Ai ka njoftuar se më 11/12 janar 1992 kanë mbajtur referendumin, ndërkaq më 8 prill 1992 në një seancë në Gostivar, disa deputetë, ministra, zv/ministra dhe anëtarë të kryesisë qendrore kanë shpallur Republikën e Iliridës.

“Unë mendoj se shumë gjëra janë thënë dikur, tash disa gjëra janë lënë në harresë. Unë personalisht mendoj se me zhvillimin e ngjarjeve më të reja, sa kalon koha më tepër kupton se, shqiptarët në Maqedoni nuk janë avancuar. Statusi kushtetues i shqiptarëve nuk ka ndryshuar. Statusi i shqiptarëve është më i ulët se ajo çka parashihte Kushtetuta e vitit 1974 në kohën e Jugollavise, Titos. Në vitin 1989 u supremuan disa Nene të Kushtetutës së atëhershme dhe u aprovuan Nene tjera, të cilat abroguan përdorimin e simboleve kombëtare shqiptare dhe turke. U abrogua, gjithashtu edhe Neni ku thuhej se shqiptarët dhe turqit poashtu janë shtetformues. Me Kushtetutën e vitit 1991 kjo nuk përmendej. Dhe, meqë kërkesat e deputetëve shqiptarë nuk kishin mundësi të kalonin në parlament, më 7 shtator kemi ndejtur deri vonë në parlament, ku debatua se a do të dalim ne në referendumin për pavarësinë e Maqedonisë apo jo. Dhe morëm vendim të mos dalim, sepse kërkesat tona nuk pranoheshin në projektin e Kushtetutës së Maqedonisë”, rrëfen për Lajm, Halili.

Halili mendon se përçarja e shqiptarëve, fragmentarizimi i votës së shqiptarëve është në disfavor të shqiptarëve, sikur para 25 viteve, njëjtë edhe ditën e sotme.

Ai zbulon edhe përkrahjen e faktorit ndërkombëtarë në lidhje me idenë e “Iliridës”.

Nga këndvështrimi i tij ideja për “Iliridën” është e gjallë dhe nuk ka vdekur. “Siç është e gjallë ideja për bashkimin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës që t’i bashkohen Republikës së Kosovës edhe votat e 400 mijë personave nuk mund t’i shkelim. Populli është sovran, vendos çdo gjë. Dhe, mbi 400 vota nuk është askush, as unë si udhëheqës, lider i parë i shqiptarëve. Referendumi është me vlerë të përjetshëm dhe mund zhvlerësohet vetëm më ndonjë referendum tjetër. Unë propozoj që faktori ndërkombëtar ta organizojë edhe një referendum për deklarimin e shqiptarëve të Maqedonisë”, është decid Halili.

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori