LAJMI I FUNDIT:

Haki Rugova thotë se Avdullah Hoti ishte prezent kur ndodhi incidenti në Kuvendin e LDK-së në Mitrovicë

Haki Rugova thotë se Avdullah Hoti ishte prezent kur ndodhi incidenti në Kuvendin e LDK-së në Mitrovicë

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haki Rugova, njëherësh kryetar i Komunës së Istogut, ka folur në lidhje me përleshjen fizike që ka ndodhur gjatë Kuvendit Zgjedhor në Degën e LDK-së në Mitrovicë.

Rugova e quajti “bërllok” rrahjen ndërmjet delegatëve.

“Nëse ata e kanë bë bërllok atje, pikërisht edhe këto fjalë të bërlloku nuk bën me i fol. I keni pa qëndrimet që i kanë marr aty kryesia e LDK-së. Ato janë për ato zgjedhje. Janë pezulluar definitivisht dhe do të vazhdojmë me klimë më të volitshme më të mirë… Qëndrimi zyrtar i LDK- së është ky: nuk tolerojnë këto. Janë anuluar zgjedhjet aty. E ka anuluar dega e Mitrovicës në përkrahje edhe të kryesisë së LDK-së”, tha Rugova, për Ekonomia Online.


E kur u pyet nëse ka qenë i pranishëm në atë tubim Avdullh Hoti, nënkryetari i LDK-së, Rugova tha se Hoti ishte aty kur ndodhi përleshja ndërmjet delegatëve.

“Ishte zotri Hoti aty, në një pikë në një nëndegë ku ka ndodhur ai eksesi. Dhe ai ekses do të kalohet gjithsesi”, tha Rugova.

Përleshja gjatë Kuvendit Zgjedhor në Degën e LDK-së në Mitrovicë ka ndodhur si shkak i pakënaqësive ndërmjet delegatëve të kësaj dege, për shkak të zgjedhjes së kryetarit të ri.

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori