LAJMI I FUNDIT:

Hakerët turq tentuan ta thyejnë Shërbimin Informativ të Shqipërisë

Hakerët turq tentuan ta thyejnë Shërbimin Informativ të Shqipërisë

Që në fillim të vitit 2019 dhe në vazhdim, informacionet e strukturave të inteligjencës shqiptare kanë qenë në shënjestër të sulmeve kibernetike. Qindra emra përdoruesish dhe fjalëkalimesh janë komprometuar si rezultat i këtyre aktiviteteve të lidhura me spiunazhin kibernetik, pas të cilit duket se qëndron qeveria turke.

Shërbimi Informativ Shqiptar ka deklaruar se deri më tani hakerët nuk kanë prekur asnjë informacion të klasifikuar si sekret shtetëror apo të sigurisë së lartë.


Në një raport ekskluziv, agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters citon tre zyrtarë të lartë të sigurimit, dy britanikë dhe një amerikan të cilët konfirmojnë se hakerët kanë siguruar qasje të paligjshme në rrjet.

Sipas tyre ky aktivitet i spiunazhit kibernetik është i lidhur drejtpërdrejt me qeverinë turke dhe ka prekur më shumë se 30 organizata qeveritare, përfshirë ambasadat, ministritë dhe shërbimet e sigurisë greke, qipriote, irakiane, mes tyre edhe ato shqiptare. Në shënjestër kanë qenë edhe disa organizata të shoqërisë civile në Turqi, që besohet se kanë lidhje me klerikun Fethullah Gylen.

Shqipëria e kërcënuar nga sulmet kibernetike iraniane
Lexo po ashtu Shqipëria e kërcënuar nga sulmet kibernetike iraniane

Ministria e Brendshme e Turqisë nuk pranoi të komentojë pretendimet, ndërsa një zyrtar i lartë tha se vetë Turqia ka qenë shpesh viktimë e sulmeve kibernetike.

Zyrtarët perëndimorë dhe ekspertët privatë të sigurisë në internet kanë identifikuar metodën e përdorur nga hakerët, e cila përfshinte rregullimin e librit të adresave efektive të internetit, të quajtur Domain Name System (DNS).

Ata kanë ngritur alarmin për shtimin e rasteve të spiunazhit kibernetik i cili cenon edhe sigurinë kombëtare. /Vizion Plus/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani për deklaratën e Konjufcës: Qesharake të thuash që s'ka pasur komunikim mes Presidencës dhe Qeverisë

Osmani për deklaratën e Konjufcës: Qesharake të thuash që s'ka pasur komunikim mes Presidencës dhe Qeverisë

Lajme
Përkeqësohet gjendja e avokatit të Berishës, futet në intubim

Përkeqësohet gjendja e avokatit të Berishës, futet në intubim

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Krasniqi: Mundësia për shpërndarjen e Kuvendit është shteruar, i habitur që partitë tjera opozitare s'patën gatishmëri

Krasniqi: Mundësia për shpërndarjen e Kuvendit është shteruar, i habitur që partitë tjera opozitare s'patën gatishmëri

Lajme
Policia në kërkim të Besnik Ukajt për tentim vrasjen në Prizren

Policia në kërkim të Besnik Ukajt për tentim vrasjen në Prizren

Kronika e Zezë
Krasniqi për koalicionin e mundshëm me LVV-në: Jam zbavitur me këto interpretime imagjinare

Krasniqi për koalicionin e mundshëm me LVV-në: Jam zbavitur me këto interpretime imagjinare

Lajme
Kalo në kategori