LAJMI I FUNDIT:

Hakerët deshën të helmojnë ujin në Florida, u futën në sistem dhe filluan të hedhin më shumë kimikale

Hakerët deshën të helmojnë ujin në Florida, u futën në sistem dhe filluan të hedhin më shumë kimikale

Sheri i Pinellas të SHBA-ve, Bob Gualtieri, ka njoftuar se hakerët ishin futur në sistemin e furnizimit të ujit për qytetin amerikan Oldsmar në Florida, duke tentuar ta helmojnë ujin e pijshëm, shkruan CNN.

Sipas këtij zyrtari policor, hakerët përmes një aplikacioni dhe nga distanca janë futur në kompjuterin e njërit nga punonjësit, duke marrë nën kontroll dhe sistemet e tjera për kontrollin e ujit, transmeton Telegrafi.


Sherifi e ka përshkruar në detaje se si punonjësi po qëndronte i ulur pranë kompjuterit, kur në ekran iu shfaq një paralajmërim se ka ndodhur një hyrje e paautorizuar në sistem – e më pas kanë filluar të hapen programet me të cilat operonin nga distanca.

Hakerët kishin rritur sasinë e një kimikale që hidhet në ujë në sasi të vogla që shërben për rregullimin dhe pastrimin e tij, por që është i rrezikshëm kur konsumohet në sasi të mëdha.

Gualtieri ka thënë se punonjësit shpejtë kanë arritur të ndalin komandat kompjuterike, e sasia e kimikaleve të derdhur në ujë ishte minimale. FBI dhe Shërbimi Sekret janë thirrur për ta hetuar rastin. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori