I prirë nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, Hajrulla Çeku, kandidat për Kryetar të Prishtinës, bëri homazhe pranë varrit të heroit Zahir Pajaziti, në atë çfarë do të ishte ditëlindja e 63-të e tij.

Çeku tha se vepra e heroit Zahir Pajaziti ishte udhërrëfyes e nismëtare e luftës për çlirim e pavarësi.


“Në ditëlindjen e heroit Zahir Pajaziti, nderojmë trimërinë dhe sakrificën e tij në rrugën drejt lirisë, si dhe shpresën e forcën që ngjalli te të gjithë ata që vazhduan luftën për çlirim e pavarësi.”, tha Çeku në postimin e tij. /Telegrafi/