Persona të panjohur kanë thyer derën dhe kanë dëmtuar bankomatin e njërës nga bankat komerciale në Shtime.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.


Në lidhje me rastin është intervistuar menaxheri i asaj filiale i cili deklaron se përveç dëmeve materiale nuk është vjedhur asgjë.

Po ashtu në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. /Telegrafi/