"Hajdutë profesionistë", policia në Zvicër arreston katër shqiptarë nga Kosova - qeni ua ndaloi arratisjen

Policia kantonale e Cyrihut ka arrestuar katër persona me prejardhje nga Kosova gjatë një aksioni të zhvilluar natën e së hënës në Weinfelden (TG).
Sipas mediave zvicerane, policia kishte në shënjestër një grup hajdutësh shumë profesionistë, të cilëve tashmë u atribuohen dhjetëra krime në Zvicër.
Autorët, të cilët vinin nga Franca, u vërejtën duke hyrë me forcë në një pronë tregtare rreth mesnatës.
Gjatë operacionit, policia arrestoi tre kosovarë të moshës 35 deri në 53 vjeç.
Njëri prej hajdutëve arriti të arratisej, por u kap rreth dy orë më vonë; ai ishte një 40-vjeçar nga Kosova.
Aksioni u krye në bashkëpunim me Prokurorinë Publike II të Kantonit të Cyrihut dhe përfshiu një numër të madh forcash, përfshirë detektivë, një helikopter policor dhe njësi të qenve të policisë.
Një qen policie parandaloi arratisjen e njërit prej autorëve, duke mundësuar arrestimin e tij në kohë.
Hetimet për aktivitetet kriminale të grupit vazhdojnë.


















































