Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka deklaruar se Kosova ka përparësi të shumta për investime të huaja.
Hajdari në konferencën vjetore mbi zhvillimet më të fundit në promovimin dhe tërheqjen e investimeve në Kosovë, tha se Kosova synon më shumë investime, eksporte dhe punësim, teksa shtoi se vendi ynë ka potencialin e ndërmarrësisë.
Gjatë periudhës janar – shtator 2022 investimet e huaja kanë shënuar vlerën në 566.9 milionë euro, apo krahasuar me vitin e kaluar të periudhës se njëjtë, ka një rritje prej 43.6 për qind të investimeve të huaja.
Pavarësisht sfidave, Kosova ka tërhequr një numër investitorësh të rëndësishëm, duke përfshirë disa firma ndërkombëtare, megjithëse ka mjaft potencial të pashfrytëzuar.
Në këtë ngjarje, u tha se Kosova ka bërë progres të vazhdueshëm në krijimin e një ekonomie tregu moderne dhe miqësore, duke ofruar mundësi të mëdha investimi, duke ruajtur rritjen ekonomike dhe stabilitetin rajonal.
Sipas KIESA-s, ekonomia e Kosovës në vitet e fundit ka shënuar një normë pozitive të rritjes ekonomike, përkundër sfidave që paraqesin luhatjet në ekonominë globale, veçanërisht në atë evropiane.
Po ashtu, u tha se në këtë aspekt, Kosova ka shënuar një rritje të konsiderueshme të investimeve gjatë vitit 2021, duke arritur vlerën prej 420.7 milionë euro.
Kjo ngjarje mblodhi të gjithë akterët relevantë dhe një spektër të gjerë të ndërmarrjeve dhe bizneseve kosovare. Objektivi i përgjithshëm është të nxisë rritjen e IHD-ve dhe eksporteve të Kosovës. /KP/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi teoria e relativitetit e Ajnshtajnit mund te sjell revolucion në punë?
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
Elon Musk do të paguajë 11 miliardë dollarë: Jam tatimpaguesi më i madh në historinë e Shteteve të Bashkuara
Dashuria lëviz botën, IP Petrol lëviz makinën tuaj!
Rritja e çmimeve, Kosova bëhet pjesë e bojkotit të supermarketeve
Investimi në patundshmëri pa ndikim afatgjatë në ekonominë e Kosovës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi