LAJMI I FUNDIT:

Ngritja e çmimit të vajit, Ministria e Industrisë inspekton marketet

Ngritja e çmimit të vajit, Ministria e Industrisë inspekton marketet

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se janë duke ndërmarrë masat e duhura sa i përket ngritjes së çmimeve të produkteve ushqimore.

Telegrafi ka mësuar se tashmë Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka kryer disa inspektime në markete lidhur me ngritjen e çmimeve.


Ndërsa, ministrja Hajdari në postimin e bërë ka deklaruar se me shqetësim ka pranuar njoftimet dhe ankesat për ngritje të menjëhershme të çmimeve të produkteve ushqimore esenciale.

“Ju siguroj se Qeveria Kurti, duke u bazuar në parimet e përgjegjësisë, llogaridhënies, transparencës, barazisë dhe gjithëpërfshirjes, prioritet ka mirëqenien e qytetarëve të Republikës së Kosovës. Ministria që unë drejtoj në koordinim me organet kompetente, po marrin masat e duhura sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës, ku ndër ligjet përkatëse është edhe kodi penal i postuar më poshtë”, ka theksuar ajo.

Në Kosovë çmimi i vajit shkoi deri në 3.5 euro, kaq kushton në vendet e Evropës
Lexo po ashtu Në Kosovë çmimi i vajit shkoi deri në 3.5 euro, kaq kushton në vendet e Evropës

Ministrja ka ftuar bizneset që të veprojnë të mënyrë të ligjshme.

“Ministria që unë drejtoj në koordinim me organet kompetente, po marrin masat e duhura sipas legjislacionit të Republikës së Kosovës, ku ndër ligjet përkatëse është edhe kodi penal i postuar më poshtë. I ftoj të gjitha bizneset të veprojnë në mënyrë të ligjshme dhe të ndërgjegjshme, duke u bazuar në konkurrencë të shëndoshë dhe në dobi të qytetarëve, bizneseve dhe shtetit”, ka shtuar ajo.

Ministrja ka thënë tutje se gjendja është nën kontroll dhe nuk ka vend për panik.

Ndryshe, ditëve të fundit në vend ka pasur ngritje të çmimeve të produkteve ushqimore, kurse gjatë ditës së sotme një litër vaj në disa markete është shitur 3.49 Euro. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Lansohet programi Kompakti MCC-Kosovë mbi 236 milionë dollarësh për përmirësimin e energjisë elektrike

Ekonomi
Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Kosova arrin vlerësimin e parë kreditor sovran, Rukiqi i LDK-së: Duhet të shqetësohemi për kategorinë BB-

Ekonomi
Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Elon Musk është 36 miliardë dollarë më i pasur që nga kthimi nga udhëtimi i tij në Kinë

Botë
Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë

Rotary Club Prishtina Garden, klubi më i ri i Rotary në Kosovë

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Marrëveshje 90 milionë euro mes Kosovës dhe Gjermanisë: Synohet punësimi, energjia dhe integrimi

Ekonomi
Kalo në kategori