LAJMI I FUNDIT:

Hajdari mendon ndryshe nga Prokuroria: Në rezervën shtetërore u dëmtuan më pak se 300 mijë euro

Hajdari mendon ndryshe nga Prokuroria: Në rezervën shtetërore u dëmtuan më pak se 300 mijë euro

Mbi 600 mijë euro është dëmi që Prokuroria Speciale pretendon se dy zyrtarët e Ministrisë së Industrisë, drejtori i Divizionit për Rezervat Shtetërore të Mallrave, Hafiz Gara, dhe drejtori i Departamentit për Integrim Evropian dhe Koordinim të Politikave, Irfan Lipovica, dhe biznesmen Ridvan Muharremi ia kanë shkaktuar buxhetit të shtetit të destinuara për rezerva shtetërore.

Mirëpo, një gjë të tillë e demantoi Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e cila tha se dëmi i shkaktuar është diku rreth 300 mijë euro, e që sipas saj, tashmë veç kanë filluar proceset gjyqësore.

Njëherit, Hajdari vlerësoi që Prokuroria ka dëmtuar dhe kompromentuar sigurinë shtetërore.


“Unë si ministre, pres që organet e hetimit të kenë vëmendje që krahas punës hetimore të mos cenojnë në asnjë rrethanë sigurinë shtetërore, për aq kohë sa bëhet fjalë për rezervën shtetërore të Republikës së Kosovës. Unë jam befasuar si ministre e Industrisë, kur kam parë shifrat e tilla të rrjedhura nga informacioni i parë i Prokurorisë. Është komprometuar siguria, e informacioni i klasifikuar, dhe është dëmtuar siguria e shtetit të Kosovës. Unë i lutem Prokurorisë që t’i referohen ligjit për informacione të klasifikuara dhe Ligjit për Rezervën Shtetërore. Nuk qëndron ajo shifër prej 600 mijë euro, është komplet e pasaktë. Unë befasohem se si e ka kalkuluar atë shifër. Dëmi i shkaktuar del të jetë në 300 mijë euro. Ndërkohë për këto 300 mijë euro ka procese gjyqësore”, deklaroi Hajdari në Teve1.

E pyetur se a do të duhej të bie barra edhe tek ata që kanë publikuar këto informacione, Hajdari bëri të ditur se tanimë kanë njoftuar organet kompetente për rrjedhjen e informacionit nga të gjithë.

“Në si ministri veçse i kemi njoftuar organet kompetente për rrjedhjen e informacionit nga të gjithë. Asnjëherë ministria nuk ka reaguar pasi informacioni është bërë bujë në media, por gjithmonë më parë. Ne i kemi përcjellur kushtet e kontratës dhe afatet e saj”.

Kujtojmë që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka gjetur se përpos procedurës së kundërligjshme që është ndjekur në blerjet e rezervave shtetërore ka edhe shkelje të tjera pasi malli i paguar s’ka mbërritur në Kosovë.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Profesoresha universitare: Thuajse krejt Rrafshi i Kosovës është me pasuri nëntokësore

Ekonomi
Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Shijoni Iftarin me 'Pire të Arta' - Shija përfekte për Ramazan

Ekonomi
Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Botë
Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Afati i aplikimit po afron për bursa për studentë nga Kosova për studime Bachelor dhe Master në CITY College

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Pse bizneset kosovare duhet të investojnë në një strategji të mirëfilltë të rrjeteve sociale në vitin 2025?

Ekonomi
Kalo në kategori