Modelja Hailey Bieber së fundmi ka treguar për fansat përmes Instagramit se ka probleme shëndetësore.

Gjegjësisht, ajo përmes Instagram-it ka shpërndarë një foto të barkut të fryrë dhe në përshkrim ka treguar se ka dy ciste në vezore.


“Aktualisht kam dy ciste ovariane, nëse keni probleme me cistet e vezoreve, unë jam këtu për ju”, u tha ajo ndjekësve të saj.

Sipas klinikës Mayo, cistat ovariane nuk janë të rralla dhe shumë gra i kanë ato në një moment të jetës së tyre.

Shumica e cisteve nuk shkaktojnë pothuajse asnjë shqetësim dhe në përgjithësi janë të padëmshme.

Sidoqoftë, cistat e mëdha ose të këputura "mund të shkaktojnë simptoma serioze", duke përfshirë dhimbjen e legenit, ngopjen ose rëndimin në stomak dhe fryrjen.

Por përveç fryrjes, Hailey nuk ka treguar më shumë detaje për gjendjen e saj shëndetësore.