LAJMI I FUNDIT:

Hailey Bieber me xhaketën më të përfolur të momentit

Hailey Bieber me xhaketën më të përfolur të momentit

Hailey aprovoi trendin që i duhet femrave për më shumë stil

Si një ikonë e stilit, Hailey Bieber mund të përcaktojë tendencat dominuese për çdo sezon, por ndonjëherë mjafton një ecje e saj në rrugë që të përcjellë trendet e momentit. Sidomos kur e njëjta veshje përsëritet disa herë


Hailey u pa në Los Angeles pranë dyqaneve të saj duke u kujdesur për biznesin e veshjeve dhe kozmetikës, ndërsa zgjodhi të veshë një xhaketë që do të jetë në modë këtë pranverë.

27-vjeçarja zgjodhi një xhaketë bomber prej materiali lëkure të zezë, të cilin ajo e kishte veshur edhe një javë më parë.

Xhaketa me zinxhir dhe e kombinuar me një palë xhinse blu të gjera ishin stili i preferuar i Bieber.

Xhaketa e veshur në mënyrën e duhur sipas Hailey-t është një formulë prakticiteti, sidomos për një ditë të zakonshme pune, duke treguar një version të stilit të veshjes që do të dominojë këtë pranverë.

Por, këtë herë Hailey aprovoi trendin që i duhet femrave për më shumë stil në një ditë të zakonshme pune apo pa angazhime shumë të rëndësishme.