LAJMI I FUNDIT:

Hailee Steinfeld bashkëpunon me markën e rroba banjave Frankies Bikini’s – koleksioni është i mahnitshëm

Hailee Steinfeld bashkëpunon me markën e rroba banjave Frankies Bikini’s – koleksioni është i mahnitshëm

Ne kemi jetuar në shtresa të shumta dhe rroba të ngrohta tash e disa kohë, kështu është normal nëse pamja e thjeshtë e rroba banajve dhe pantallonave të shkurtra na bën të bërtasim nga ngazëllimi.

Ndaj, reagimi ynë ndaj bashkëpunimit të Hailee Steinfeld me markën e rroba banjave Frankies Bikini’s, themeluar nga Francesca Aiello, mund të duket paksa e tepërt.


Por, seriozisht – midis atyre stampimeve të frymëzuara të viteve ’70 dhe veshjeve që përputhen, përfshirë kapela, a mund të kishte një reagim tjetër?

Të dy gratë punuan së bashku për të krijuar këtë koleksion shumëngjyrësh, argëtues dhe seksi, i cili u shfaq në një fushatë retro me protagonist vetë Steinfeld.

“Moda ka qenë gjithmonë një pjesë integrale e jetës time dhe për sa kohë që më kujtohet, unë gjithashtu kam pasur një pasion për dizajnin”, tha aktorja përmes një njoftimi për shtyp. “Frymëzuar nga moda e cilësisë së mirë të viteve ’70 dhe rrënjët e mia në Kaliforni, koleksioni që krijuam jo vetëm që ndihet autentik për stilin tim personal, por ofron pak nga diçka për të gjithë”.

Pjesët do të lëshohen në dy data të ndara, me të parën që do të ndodhë në 9 mars e ndjekur nga një tjetër në 22. Sa i përket diapazonit të madhësisë, gjithçka është e disponueshme nga XS deri në XL, me pjesë të zgjedhura që ofrohen deri në 2XL, dhe asgjë nuk kalon 175 dollarë, kështu që nuk do të hidhni të gjithë pagën tuaj në rroba banje. /Telegrafi/